Kaq ishte loja e besatarëve me votuesit tetovarë për këshill duke fituar 12 këshilltarë në këshillin komunal të Tetovës, (një më shumë se DUI) mjaftueshëm për të lidhur koalicion me komitët e Mickos për të vazhduar aty ku kish ngelur bllokimi me këshillin komunal për shkak të prishjes së pazareve dhe pakënaqësive brenda koalicionit vendor.


Koalicioni i ri komunal i paralajmëruar prej kohësh mes Besës -VMRO-së ëhtë koalicion artific, pragmatist dhe interesi ashtu siç ka qënë edhe me SDSM-në në nivel qendror para dy vitesh kur ata llangosën ngjyrat e partisë me të SDSM-në, si koalicioni ‘Mozheme’, pasi besëprerët e Bilit për hir të ndarjes së kulaçit i ndërrojnë partnerët saherë që ia do puna.

Ky koalicion bëhet për interesa të çastit pasi para disa muajve u bllokua këshilli komunal ku besatarët me çdo kusht duan ta bëjnë këtë koalicion që i garanton gjumë të rehatshëm për tre vite të ardhëshme në komunën e Tetovës.
Besa dhe VMRO nuk kanë filozofi dhe agjenda të përbashkëta europiane por kanë agjenda të ndryshme lindore ku njëra mbështetet te Putini ndërsa tjetra te baba dovleti.

Ky koalicion nuk do të nuk do t’i realizojë premtimet dhe zotimet e besëprerëve siç bie fjala për ndryshimin e emrave të shkollave dhe të rrugëve të Tetovës sepse qëndrimi i komitëve është i ditur nuk mbështet këto nisma premtuese të besëprerit e Bilit në komunën e Tetovës dhe kjo jo për faktin se komitët e Mickos do të mbrohen sipas parimit të Badinterit për mbrojtjen e interesave kombëtare të pakicave nëpër komunat e ndryshme, por edhe qeveria e Dhimo Kovaçit do t’i mbrojë emrat e shkollave dhe të rrugëve që bartin prej dekadash emrat sllavë në mënyrë jodemokratike që nuk shprehin vullnetin e shumicës së qytetarëve të Tetovës.

Pushteti qendror me partitë politike shqiptare kanë bërë pazar dhe ‘marrëveshje historike’ që të mos i prekin ato emra me preardhje të komunizmit jugosllav në komunat me shumicë shqiptare si JNA, Marshsali Tito, Ivo Llolla Rivar etj.

Prandaj, nga premtimet e Bilit që duhen realizuar dhe që presin më së shumëti qytetarët janë dritat, uji, rrugët brenda komunës, parqet dhe gjelbërimi, urbanizmi me standarde bashkëkohore, arsimi dhe shëndetsia në nivel komunal dhe jo të propagandojë ato agjendat fiktive të parealizueshme që nuk ka këllqe (prapanicë) t’i realizojë.

Nëse do mbërrij Bili t’i realizojë ato detyra që i përkasin në komunën e Tetovës do të ishte një ‘arritje e madhe’ për të si një shans i dytë për të rikandiduar edhe për një mandat tjetër! Medai Shaholli