Taxhudin Hamidi – Tetovë


Fenë ta shikojmë si fenomen historik apo si një argument i aktuelitetit aktual në jetën parktike të shoqërisë.

Nga të gjitha sondazhet është vërtetuar se parktika e fesë është në rrënje mirpo feja si aspekt historik preferohet edhe përmbrenda entitetit të popujve.

Kjo tendencë që fenë e shikojmë si histori është evidente tek të rinjtë dhe të moshuarit sekular apo tek personat pa ndonjë përgaditje teologjike-fetare .

Sondazhet flasin në rrugë dhe drejtime të ndryshme.

Pra nga ajo e shkencës laike , arsimit sekualr dhe besimi i formuar larg nga distanca e xhamisë dhe kishës sigurisht se krijonë përshtypje blasfemike (ar. al texhdif) .

Rinia e edukuar vetëm me produktin e arsimit sekualr dhe jo proporcionalisht edhe me edukatën e xhaamisë dhe kishës, vë në disproporcion vleren e religjion dhe të fesë tek sondazhet e dhe analizat e kërkuara.

Nëse pajtohemi me një ferpley mes angazhimit pozitiv të filozofisë dhe edukatës fetare dhe strukturave shkencore dhe arsimore me mbështetje laike padyshim që sondazhet e religjionit dhe praktika e fesë vazhdimsish do të mbetet minore dhe e ulët.

Për fat të keq në kohën e bolshevike kontrolli mbi fenë dhe praktikën e të rinjëve ishte më i organizuar dhe intensive ( E.Dizdareviç , Vjera i Mladi) nga aspekti emotiv dhe jo nga aspekti shekncorë.

Sot ndoshta është e kundërta e saj , për çdo ditë vërejmë se si rinia ndeshet me programet shkencore që janë protagonist të temave fetare dhe dobiprurëse.

Në segmente të ndryshme dhe forume të llojllojshme.

Pandemia e Covid19 disi po rralloi frekuencën nga tempujt fetarë.

Kjo “fushatë” pandemike solli në gjendje jo të lakmueshme strukturat dhe administratën e misionit fetarë në frekuentimin dhe viziatate tempujve fetarë.

Kërkohet një angazhim dhe procedure shumë e sofistikuar dhe detyrimish të shëndoshë për të kthyer në binarë mbarvajtjen e dinjitetit në objektet fetare.

Kjo po shihet ditët e fundit se xhamiat dhe kishat janë një aspirate historike më së shumti se sa një objektiv real i aktualitetit.

Unë pasi rrjedh nga një familje me administratë të lartë fetare dhe kam jetuar vazhdimsiht me anketa dhe analiza të shumta në lidhje me demonstrimin dhe përfaqësimin e frekuencave në xhami.

Kujtojë personalish anketat e prindit si imam në xhami.

Aio kishte për çdo ditë numrin e sakt sa nga xhemati i tij frekuentojnë në xhami dhe kishte njohuri për të gjith banorët e venditqë gravitonin në xhaminë ku ai shërbente se sa janë në redaktim dhe lidhje të plotë me obligimet e realizimit të namazit dhe të zeqatit.

Këta llogari dhe analiza e bënin objektin fetarë më të konsiderueshëm dhe përgjegjës për faktet dhe ngjarjet e ditës dhe të kohës në të cilën atë kohë xhemati jetonte.

Pra, mbështetja apo detyrimisht obligimet ndaj farzeve të fesë duke kontribuar në segmente dhe dimenzione laike po reduktonë standartet e objekteve fetare.

Inkurajimi i zhvillimit të fesë në rajon është determinisht I dobët dhe fare i ulët.

Prandaj edhe influenca e “Rrimave” të ndryshme fetare po sfidon dhe frenon punën e xhamiave të dala nga koncepti i mësimeve elementare ditore dhe të moralit rudimentarë – sibjani.

Nevoite të krijojmë material edukative të fesë jo vetëm për hyrje në mësimet elementare të fesë islame si hyrje në ilmihal (sibjani-foshnjorë) ku mësohen rishtazi definicionet e fesë pa komentime të akomoditetit pedagogjik e gjith kjo si rezulatit I vonesës së reformave në sitemin pedagogjik në Mektebe më shumë se tre dekada etj.etj. .

Ndonjëherë duket se ata rrima janë forca që mund të evitohen me një kërbaç të shkallës parë mirpo praktika në rajon e tregon të kundërtën.

Kontributi i rrimave dhe organizatave me pretekst të degradimit dhe inkurajimit të dëbimit të fesë nga dimenzioni produktiv me kualitet religjioz është evident.

Këta rrima me fryme skatre, sekulare, laike, ateiste, politike perendimore, afriko aziatike, bizante, romake, hinduse, konfuçiante, iliropellazge, ekonomike, snobiste, hedoniste, militante dhe propaganduese me peshë dhe bagash të krimit të organizuar.

Pra në emër të stilit modern po vërrejmë rrikthimin e palingenez dhe helen të kulturave dhe ekstradës së xhahiljetit.

Si për shembulli i mos trajtimit të duhur reth shamisë në Kosovë,ekuacioni i devizave militante serbe me parollat : “Ne jemi këtu”,” No NATO,” NATO go home”, etj. etj.

Kthimi dhe revidimi i romanit të Selamn Ruzhdi në vendet e perendimit .

Dëbimi i disa imamëve nga franca.

Takimi i liderëve fetare në shtatorë të vitit 2022, Thirrje për paqë, episkopi Rus lajmëroi se nuk do të marrë pjesë në këtë takim të liderëve fetarë.

Marëveshja e D. Abazoviç me kishën serbe në Beograd e cila tronditi tej mase qytetarët e Malit të Zi dhe largoi D.A. nga froni i qeverisë në Montenegro.

Pra të gjitha këta moment janë evidente se feja nuk është një kafshatë e lehtë sa i përket identitetit tek popujt musliman dhe krishter.

Nga motive të ulta banale shumica po degradojnë në analizat e tyre duke menduar që të devalvojnë dhe rrëzojnë kredon e religjionit dhe të fesë.

Ajo padyshim jeton me popullin dhe identitetin e saj.

Prandaj është non sens që të mendohet për zhdukjen e menaxhimit total të kualitetiti të religjionit dhe të fesë.

Kohën e fundit duke ia lëshuar performancat efektive mediave alektronike ne si bashkësi fetare dhe si grupe organizative për mes Këshillave të xhamisë humbëm stabilitetin dhe kontrollin mbi ritet fetre apo mbi obligimet e namazit dhe zeqatit dhe të produkteve ideore të infratrukturës mulsiamne .

Thjeshtë dhe rëndomtë vetëm përcjellim ecurinë e fesë pa ndonjë influencë të organizuar nga aspekti didaktik , administrativisht dhe fetarë, politik dhe shkencorë.

E gjith kjo na mundësonë të dalim me sondazhe të zbehta dhe organizata teknike ku të gjith varemi nga kuantiteti dhe jo nga kualiteti.

A duhet të veprojmë ndryshe , sigurisht se duhet .

Mirpo na duhet instalimi i dimenzionit produktiv kualitaiv i cili do të vëzhgojë gjithçka defakto në favor të kualitetit dhe menaxhimit.

Pra të kujtojmë modelin e një alternative e cila duke kthyer gjendjen kaotike në një të mirë të përgjithshme.

Pra , çdo xhami apo objekt fetar duhet të operojë me të dhëna të sakta rreth vizitorëve dhe besimatrëve që realizojnë praktikën fetare çdo ditë apo çdo javë.

Mundësisht të rikthejmë sistemin e defterizmit apo të sixhileve në xhamia – objektet fetare.

Ne të gjith mbështetim aspiratat e xhamisë dhe të fesë sespe janë reflex dhe manifestim i dëshirave të popullit mirpo, këta aspirata duhet të kuntribojnë kundrejtë paqes dhe stabilitetit, unitetiti dhe mnaxhimit çdoherë dhe vazhdimisht duke inkurajuar dhe motivuar nga reflektimi i librit të Kuranit dhe Sunetit të Muhamedit Alejhiselam .

Për fat të keq niveli i religjionit dhe konceptimi i tij në vendet ballkanike dhe evropjane shënon një alarm negative për të gjitha fetë dhe popujt.

Rethanat e krizës,smundja , vuajtjet dhe vdekja të cilat shkaktohen nga shkenca dhe industria po i etiketohen fesë dhe religjionit .

Dhe kjo gjendje me skandale të theksuar po vështyrsonë perceptimin pozitiv drejtë Zotit.

Jo rastësisht Muhamedi profeti islam ka kujtur ditët e sodit duke thënë : “ Kriza ekonomike kërcënon institucionin e monoteizmit islam”.

Njerëzit duke vuajtur dhe duke shkaktuar smundje të ndryshme nga lakmia dhe pasionet shtazarake në fund përsëri kërkojnë që feja të ndihmojë ata dhe nga pamundësia e institucioneve fetare që të dal në ndihm, me keqardhje ajo përsëri akuzohet për të arritur deri tek blasfemija kronike e ditëve tona.

Në çaste të kufizuara dhe caktuar feja po frenon zgjerimin e influencës të performancave dhe mjetetve moderne sespe është e vetëdijshme në fundin e çdo bolloku dhe devizave hedoniste me skadim të “preparative” të pasioneve që kultivonçdo individ i pa përgaditur fetarisht .

Nuk jemi mësuar që liderët evropjanë të dalin me deklara duke përgaditur popujt e tyre për kriza seriale që do të ndodhi në të ardhmen.

Mirpo kohën e fundit lexojmë se shteti më hedonist dhe snobist i luksit deklaronë kështu:

“Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi francezët të jenë gati për “sakrificë” dhe një ndryshim të madh që do të sjellë “fundin e bollëkut”.Unë besoj se ajo që po kalojmë është më shumë një ndryshim i madh ose një përmbysje e madhe”, tha ai gjatë një takimi të kabinetit në Pallatin Elysée, duke aluduar në një seri “krizash serioze” shkaku i luftës në Ukrainë deri te efektet shqetësuese të ndryshimeve klimatike, të tilla si thatësira.Ai tha se Franca tani po përjeton “fundin e bollëkut” që ka qenë i dukshëm që nga fillimi i pandemisë Covid-19 në fillim të vitit 2020 në kontekstin e financave publike, mungesave të materialeve të caktuara dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.Ai paralajmëroi francezët se do të duhej të përballeshin me pasojat (raporton france24)”.

Të gjith liderët bëjnë thirrje antarëve të tyre qeveritarë të veprojnë me seriozitet dhe kerdibilitet dhe të mos i dorëzohen demagogjisë.

Por, të gjith të jemi vigjilent përballë krizave seriale është një porosi me dizaj alarmi dhe brenge për çdo individ të përgjegjshëm .

Pra, pse të refuzojmë fenë dhe konceptin religjioz.

Kur dihet se doktrina fetare nuk solli krizat por, ajo inkurajon daljen nga krizat faktike dhe borgjeze latifundiste që e kanë kapluar botën.

Është lehtë të kuptosht pse praktika fetare është në rramje nga shkaku sepse,smundja, vuajtjet dhe vdekja i përshkruhet fesë dhe jo industrisë pa moral dhe pa një koordinim nga kisha dhe xhamija e cila me interpretimin e tyre mundohet të stabilizojë konceptin njerzore për paqe,lumturi dhe barazi.

E gjith kjo situate si friga nga smundjet , vujatjen dhe vdekja dhe krizat e paralajmëruara e bën që të mohohet ekzistenca e Zotit dhe qenja apsolute e Tij .

Që është një gabim kardinal i kohës moderne dhe industriale.

Një paradoks që përsëri botën e vendos mbi një krizë të madhe es’hatologjike dhe të bindjeve hermeneutike fetare.

Edhe aspekti i këtyre krizave po ndëgjohet se shumë shkrimatrë po botojnë libtra kundër fesë dhe në favor të ateizmit.

Këta libra popullorë argumentojnë se është e pa nevojshme feja dhe doktrina fetare.

E gjith kjo fushtaë e bën të pa nevojshëm aplikimin e mësim besimit nëpër shkolla publike.

Indiferenca e verbër dhe pamëshirshme (Doukins) po sjellë mosmarveshjet dhe urrejtjet gjithkund në botë.

Nëse kjo kohë dhe kjo periudhë nuk mundej të bashkojë konceptet humane , fetare dhe shkencore si një nevojë parimore e kohës atëherë të mos akuzojmë fenë por elemente dhe mekanizmat efikase të ateizmit.

Një rregull nga sheriati islam konkludon se:

”Ndërkaq, besimi – imani nuk dëmtohet nga përfshirja e mëkatit, si dhe nuk ka dobi devotshmëria nga qufëri – blasfemia”.

(xhxhxh!)