Kjo është cilësia numër 1 që gratë duan të ketë partneri i tyre, e thotë studimi

Nëse pyetni një mashkull se çfarë mendon se kërkojnë femrat në një lidhje të re, ata do t’ju thonë se shikojnë kryesisht pamjen, statusin, financat e tij. E vërteta duket se është krejt ndryshe, sipas një sondazhi të ri të kryer së fundmi.


Sipas këtij hulumtimi, 60,000 gra janë pyetur se çfarë kërkojnë tek një mashkull dhe 90% e tyre kanë dhënë të njëjtën përgjigje.

KJO ESHTE KARAKTERISTIKA NR. 1 qe kerkojne femrat tek meshkujt

Përgjigja që dhanë shumica e grave ishte mirësjellja! 90% e të anketuarve janë përgjigjur se duan në krah të tyre një burrë të sjellshëm. Hulumtimi përfshinte gra nga e gjithë bota, të kombësive të ndryshme dhe statusit social, dhe përgjigja nuk ishte e ndryshme.

Sipas të njëjtit sondazh, 45% e grave që morën pjesë theksuan se preferojnë meshkujt me trup mesatar, të ashtuquajturin trupi i babait, dhe jo meshkujt me muskuj dhe trup shumë të stërvitur. Në fakt, 2.5% e grave që morën pjesë në anketë thanë se do të donin partnerë në formë.

Pra, përfundimi i këtij hulumtimi na tregon se nëse duam një mashkull në jetën tonë, nuk kemi nevojë të kalojmë 40 orë në javë në palestër për ta fituar atë. Në fund të fundit, ne të gjithë duam që një mashkull të na përqafojë dhe të na bëjë të ndihemi mirë.

Ndaj ndryshoni prioritetet tuaja dhe vëreni më shumë theksin se sa përputheni me personin që keni përballë pa e parë as portofolin e tij, ushtrimin që bën apo sa i arsimuar është./abcnews.al