Skënder MULLIQI
Që shumë kohë veriun e Kosovës, strukturat paralele kriminale serbe më incidente të ndryshme nuk e kan lënë të qetë .Shtrohet pyetja logjike.A ka mundësi që të ndalohen veprimet e tilla destabilizuese , që qytetareve në këtë pjesë të vendit tu mundësohet të jetojnë të lirë dhe pa frikë?Qeveria e re ka filluar tashmë levizjët e dukshme në këtë drejtim , të cilat levizje stabilizuese nuk i kishim për shumë vite.Strukturat paralele serbe duhet të zhbëhën, së ato janë mishë i huaj në trupin e Kosovës.Kjo është e para.E dyti element kyq destabilizues pos regjimit criminal të Vuqiqit , është Kisha Ortodokse Serbe.Ajo moti e ka lënë rrugën e predikimit fetar.Kjo organizatë famkeqe , radikale e shoviniste , po vepron edhe tash në Kosovë ,dhe në Mal të Zi. Fjalimet , komunikimet, jo toleranca fetare, apetetet pushtuese ndaj tokave të huaja , po vijnë nga logjika mesjetare e Kishës Ortodokse Serbe.Qëndrimet agresive dhe provokative të kishës ndaj shqiptarëve, janë duke i vu në funksion strukturat kriminale për aneksimin e veriut të Mitrovicës. Pastaj,gjithnjë e më shumë po jemi dëshmitarë të ndikimit rus në veri të vendi , që e vertëton edhe incidenti në Shqipëri, ku kriminelët rus plagosën dy shqiptarë.Kjo nuk guxon të na përseritët.Veprimet e tilla ruso-serbe , janë duke na treguar qartazi qëllimet e tyre politike , më mundësi të eskalimit të gjendjës edhe më luftë. Shteti i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, ishte dashur të kanë një koordinim të madh ,që ti ruajnë interesat shtetërore dhe nacionale , nga çdo aventurë e mundshme të tyre.A thua ka filluar Edi Rama të mbushet mend?Heshtja e tij për ngjarjet e fundit flasin së ai ende po jeton më ëndrrën e tij për Ballkan të Hapur.Rusia është duke i përdorur kërcënimet hibride për luftë në Ballkan.Kosova nuk është anëtare e NATO-së ,si Shqipëria dhe Mali i Zi, por ka KFOR-n si roje të kufirit.NATO ishte dashur të përmbysë çdo plan të luftës hibride në rajonin e Ballkanit. Ajo më gjasë duhet sërish të tregon forcën në Ballkan , së kemi të bëjmë më dy shtete , të cilat nuk e njohin gjuhën diplomatike.Rruga për në BE , e shteteve te Ballkanit Perëndimor, është ndaluar për shkak të kësaj krize.Amerika dhe BE-ja ka ardhur koha e fundit të sanksionojnë ashpër Serbinë në aspektin politik dhe ate ekonomik.Ata të cilët kërkojnë dhunë , dhunshem edhe duhet stopohen në synimet luftënxitëse.Çdo provokim i serbëve në veri të planifikuara nga Begradi zyrtar, duhet të zbrapsen pa pardon nga organet tona të shtetit dhe nga KFOR-i , i cili po e shton gjendjën e gadishmerisë.Kosova dhe shtetet tjera të rajonit vemendshem duhet të ndjekin gjendjën dhe akitivitet e përbashkëta ruso-serbe.Lufta në Ukrainë ka provokuar situaten në disa vende të botës, e më së shumti rajonin e Ballkanit…