Kreu i komunës së Tetovës, Bilall Kasami në konferencën e sotme për shtyp tha se për momentin nuk ka pengesa administrative dhe se pret që pas komunikimit me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, nga 1 shtatori nxënësit nga Reçica e Vogël të vijojnë mësimin në objektin e ri shkollor.


“Jemi në komunikim me Ministrinë e Arsimit dhe besoj që duhet të na japin mundësi që arsimi apo procesi arsimor të vazhdojë nga 1 shtatori në atë objekt të ri shkollorë, sektori i arsimit është në komunikim me Ministrinë, ashtu siç e kam informatën e fundit nuk ka ndonjë pengesë administrative që nga 1 shtatori atje të vazhdojë mësimi”, tha Kasami.