Ganiu: Ekipet komunale pa ndërprerë po punojnë në sanimin e dëmeve

Moti i ligë, me shi të fuqishëm dhe me erë i cili mbizotëroi pasditen e së martës nëpër disa qytete të Maqedonisë së Veriut, ka shkaktuar edhe dëme.


Një ndër vendbanimet me dëme shumë të mëdha ështtë Shkupi.

Kreu i Komunës së Çairit, Visar Gabiu përmes disa imazheve në facebook, ka pasqyruar gjendjen në këtë komunë, derisa ka thënë se ekipet komunale menjëherë kanë dalë në terren dhe tanimë disa orë pa ndërprerë po punojnë për sanimin e dëmeve ngado që po paraqitet nevoja. Bashkë me Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë “Bajram Miftari” që funksionon në kuadër të Komunës së Çairit, punëtorët e Komunës së Çairit, ekipet e specializuara të Qytetit të Shkupit- “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, “Higjiena Komunale, “Parqet dhe gjelbërimet” dhe në koordinim të vazhdueshëm me ta, po bëjmë intervenime nëpër shtëpitë e vërshuara.

Ganiu poashtu ka faleminderuar edhe grupin e tifozëve Shvercerat si dhe vullnetarët që janë për disa orë në terren dhe po ndihmojnë me gjithë forcat të tejkalojmë të gjitha vështirësitë dhe dëmet e shkaktuara nga moti i ligë i ditës së sotme.

Ky është reagimi i kreut të Çairit: