Ejup Berisha


Ziadin Sela pas disfatës së Partisë Aleanca për shqiptarët në zgjedhjet e fundit për keshillin komunal tē Tetovës e ofroi doreheqjen e tij nga posti i të parit të partisë. Nëse ky e ka sincerishtë dhe seriozishtë kjo mund tē jetë një risi në skenën politike shqiptare këtu në RMV, por do të jetë edhe një akt i guximshëm i cili duhet përshëndetur. Dhënia e dorëheqjeve është dëshmi se marrja me politikë mundëson jo vetëmse përfitime të shumta por kjo imponon edhe bartje të përgjegjsive për dështimet e mundshme në politikë.Vetëm kështu me këtë veprim politikanët shqiptarë do të dëshmojnë jane të sincertë, të pjekur dhe të kompletuar. Kur udhëheqësit politik i fitojnë zgjedhjet atëher këta postin e kanë të merituar por kur udhëheqësit politik i humbin zgjedhjet atëher këta postin e kanë pa meritë. Është mirë që Partitë politike shqiptare të modernizohen ndërsa këtë e mundëson ndryshimi më i shpeshtë i elitave politike në postet udhëheqëse partiake. Ofrimi i dorëheqjeve është obligim të cilin udhëheqësve ua imponon llogaridhënia pas humbjes në zgjedhjeve. Më tej është më mirë që mos të krijohet mit për udhëheqësit politik sepse edhe këta janë njerëz si të gjithë njerëzit e tjerë në Parti por me obligime shtesë dhe pak më të mëdha në kierarkinë partiake qē ua imponon këtyre pozicioni i udhëheqësit politik. Pra edhe këta nuk janë qenie të përkryera por të njëjtët jane qenie të cilët në raste të caktuara mund të logjikojnë jo drejtë apo dhe të gabojnë gjatë aktiviteteve të tyre udhëheqëse politike. Vetëm Zoti është i pagabueshem e më i miri apo vetëm ai është i përkryer. A keni dëgjuar ndojher që ndojkush të kete kerkuar më herët apo dhe tani dorëheqjen e Perendisë kjo nuk ka ndodhur, nuk ndodhë, dhe nuk do të ndodhë asnjëher.Por doreheqja e udhëheqësve politik është kërkuar dhe mund të kërkohet përher kur ka jo vetemse disfata politike por edhe dobesi në organizimin e aktiviteteve politike në Parti. Le të bëhet jo vetëm praktike por edhe rregull tani e tutje që udhëheqësit politik kur ta japin betimin solemn në dorën tjetër le ta kenë të shkruar dhe të nënshkruar edhe tekstin e dorëheqjeve të tyre. Doreheqja nuk është aktgjykim me vdekje por mundësi për vetëdijsim, refelektim dhe kthjellje për përmirsim. Po të kishim udhëheqës politik që japin dorëheqje vetvetiu si akt moral pas cdo disfate pa jau imponuar atë askush atëher edhe ambienti politik do të ishte më pozitiv, me relaksues dhe më produktiv. Ndryshimi më i shpeshetë i elitave të udheheqesve politik krijon ambient për departim të ideve koncepteve dhe përvojave të reja dhe më perparimtare nga kuadro të reja në politikë. Me monopol nëpër postet udhëheqëse politike nuk ka përparim por as dhe zhvillim brenda Partive politike. Vetëm futja dhe zbatimi i konkurences nëpër Partitë politike e mundëson rritjen, konsolidimin dhe forcimin e tyre. Monopoli në postet udhëheqëse e pamundëson apo dhe e ngulfat konkurencën në politikë aktivitet ky i cili bëhet më i mirë më interesant dhe më premtues vetëm kur ka ndryshim më të shpeshtë të udheheqsive të
Partive politike nga postet e tyre. Ziadin Sela nuk është udheheqesi i parë politik shqiptar në RMV i cili e ka ofruar doreheqjen nga posti udhëheqës doreheqje para tij disa herë ka ofruar njeri prej lidereve te ish Partise se tij por ky i fundit asnjëher nuk e kishte pernjëmend dhënien e dorëheqjes, por i njëjti i luste organet e Partise se tij që asesi të mos e pranonin doreheqjen e tij.Pra Ziadini do të mund të jetë i pari udhëheqës Partiak politik shqiptarë në RMV që do ta braktisë postin N-1 politik partiak nëse në ndërkohë ky nuk pendohet dhe e tërheq dorëheqjen e ofruar.