Djathtizmi është rruga e duhur për të gjithë.


Bardhyl Dauti

Të fillojmë të ecim njëherë e mirë djathtë, do të shohim vdekjen e kozmopolitizmit, këtë ideologji shkatëruese të ndenjës ndaj pronës, familjes dhe atdhedashurisë, këtë shkatërim të ndenjës së atributit individual ndaj përkatësisë nacionale si dhe shuarjen e keqpërdorimit të lirive dhe të drejtave të njeriut.
Përmes rrugës “djathtë”, do të shohim më shumë liri të mediave, mirëqeverisje reprezentative e reflektive për interesin nacional, fuqizim të ekonomisë së lirë (kompanive të mesme dhe të mëdha), që përbëjnë motorin kryesor të mirëqenies kolektive, në emër të punësimeve të gjeneruara. Në ekonomitë e djathta (Britani e madhe, vend i njohur konzervativ me empiricizëm evident për qeverisje të djathta), punësimet gjenerojnë 3/4 e Produktit të Përgjithshëm Bruto, që përbën një vlerë të mjaftueshme për të financuar edhe barrën sociale të kombeve.
Në aspektin nacional, do të shohim fuqizim të kombeve dhe shuarje të strukturave politike supranacionale, si “Open Balkan”, për shembull, ku në mungesë të konsesualitetit të drejtë në vendimmarje në këto strukura supranacionale, kombet e nënpërfaqësuara ketqrajtohen dukshëm, ndjeshëm dhe pamëshirshëm, ku mandej ky nënpërfaqësim, përmes mediave të koruptuara dhe jo të lira, tek të nënçmuarit dhe nënpërfaqësuarit, shitet si vlerë universale, brenda së cilës”tangjencë të rrejshme”, tenton të gjej patriotizmi nacional, që kjo më vonë të shitet si “mall politik”, për efekte elektorale.
Kosmopolitizmi, e majta, është e huaj, nuk është e jona. Është doktrinë e ortodoksisë absolute, që s’njeh kufij të identitetit, shkatëron identitetet e popujve jo miq me këtë dokrinë, në emër të hegjemonisë absolute. Është doktrinë që bashkëjeton në relacion të plotë shkëmbimi edhe me religjionin e ortodoksisë, përveç se është në sinkron të plotë edhe me botëkuptimin filozofik të ortodoksisë ekonomike, si shkollë e veçantë e mendimit politik dhe ekonomik. Për argument, një kryeministër në Mal të zi, “shqiptar i thuajn”, në emër të kozmopolitizmit, kësaj doktrinë kundërthënëse me “rilindjen shqiptare” dhe idenë shqiptare në organizim politik, i dha mjaft ortodoksisë religjioze sërbe e cila funksionon vetëm me kritere të hegjemonisë në Ballkan, e cila pasi i bekon teritoret e uzurpuara i pronëson me bekim të përzier religjioz-politik, ashtu siç ka tendencë ta keqtrajtojë edhe Kosovën, përveç se Malin e Zi dhe MQV-në, ku sipas planit afatgjatë të saj, rradhën duhet ta ketë Shqipëria..
Kozmopolitizmi rrezikon Shqipërinë përmes binomit famëkeq: ”Janullatos – Open Balkan”, njëra religjion e tjetra politikë, që funksionon në shkëmbim të përkryer të elememteve të ndërsjellta, me qeverisje të majtë në Tiranë, si doktrinë, ide dhe praktikë, me mision të dobësimit të indit kombëtar.
Sot më shumë se kurë kemi nevojë për një kauzë të titulluar.
“STOP KOZMOPOLITIZMIT”.
B.D!