Çka po i ndodhë Bilall Kasamit në Facebook…!

Bilall Kasamit po i ndodh një fenomen i çudtishëm në Facebook. Edhe pse jemi në fushatë për këshillin komunal, qindra besatarë të BESËS nuk ia bëjnë LIKE postimet e tij, pasi ata ndjehen të turpëruar nga premtimet boshe që i dha para 9 muajve që sot sërish i prmenton ata.  Si lider partie  që është dhe kryetar komune të gjitha  postimet i bënë sponsoret sërish nuk arrin të grumbullojë aq pëlqime  për të treguar se qytetarët e Tetovës e mbështesin. Gati në të gjitha postimet ka rrënë në një nivel aq të ulet  sikur është një anëtarë i thjeshtë i Lëvizjes BESA e jo lider partie dhe kryetar komune,  përcjell TS.


Ai vazhdon ë manipulojë me fotografitë gjatë tubimeve, pasi në të gjitha tubimet e BESËS shumica janë nga komunat tjera si Zhelina, Tearca dhe Bogovina pasi ata as nuk votojnë me 20 Gusht e as janë pjesë e fushatës, përpos që luajnë rol manipulativ.

Ndryshe Lëvizja BESA në anketat e fundit thuhet se ka rrënie drastike dhe nësa ata përkthehen në numra Bilall Kasami do të ketë dy këshilltarë më pak sa që ka pasur deri tani.

Vlen të theksohet se shpërbërja e këshillit komunal që sot Tetova është në fushatë zgjedhore është përshkak të paaftësisë së tij për të menaxhuar me komunën duke mos e votuar llogarinë përfundimtare që sot në vend të pushimeve tetovarët do duhet të votojnë me 20 Gusht. /TS/