Nga Skënder Sadri KAPITI


Në Prishtinë duhet ngritur monumenti i baballareve te kombit, pra duhet edhe në Kosove monument për ata ashtu si e kanë në Vlore.

Duhet monument madhështor atyre burrave të mëdhej të Kombit prej luftës dhe sakrifivave të të cilëve erdhi Pavarësia e Shqipërisë; duhet ngritur monumenti atyre qe sakrifikuan dhe dhane gjithcka për Kombin si Hasan Prishtina, Ismail Qemali,Isa Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi dhe të tjerë. Duhet monument për të gjithë ata që punuan e luftuan aq shumë për Pavaresine e Shqipërise jo vetëm nga Osmanllija por më shumë shqiptarët e fituan Pavarësinë nga Serbia, Mali i ZI, Greqia e Bullgaria, ish perandorite e te cilave i kishin ne sundim dhe gati po i asimilonin trojet dhe shqiptaret para se te vinin osmanët ne Ballkan. Dhe po keta serbo-bollgaro – grekët donin te zhduknin e të asimilonin shqiptartët, donin t’i rimerrnin trojet shqiptare ne prag te renies se Peradorise Osmane duke u justifikuar si trashëgimtarë të Perandorisë Bizantine, Serbe e Bullgare të cilat i kishte pushtuar e sunduar Perandoria Osmane. Po këta sllavo-grekët edhe sot janë kërcënim dhe armiq të shqiptarëve

Shpallja e Pavaresise se Shqiperise nga Ismsail Qermali kjo eshte ngjarja me e madhe dhe me e rendesishme gjithkombetare.Prandaj asaj duhet edhe që t’i ndertohet një monument madhështor në Prishtinë.

Në Shqiperi habitet opinioni si ka mundesi qe ne Kosove nuk ka akoma bust të Adem Jasharit, sakrifica e tij dhe e familjes së tij për komb dhe pavarësi është rast unikal në Botë.