“Bastisja” e FBI-së në rezidencën e Trump-it, ish-presidenti pretendon se agjentët i morën 3 pasaporta

Mediet perëndimore zbuluan dje arsyen se pse Byroja Federale e Hetimit (FBI) kontrolloi rezidencën e Donald Trump në Palm Beach javën e kaluar.


Sipas FBI Trump është nën hetim për grumbullimin e dokumenteve të klasifikuara në lidhje me armët bërthamore dhe ndoshta edhe shkeljes së Aktit të Spiunazhit.

Ndërkohë dyshohet të ketë gënjyer edhe zyrtarët federalë mbi këto dokumente, dhe të ketë penguar punën e organeve të drejtësisë.

Lexo edhe: Pse Trump i mori me vete në shtëpi dokumentet e klasifikuara?

Sa kaq mediet amerikane raportojnë se Donald Trump ka thënë se agjentët e FBI-së i morën pasaportat gjatë kontrollit që i bënë në shtëpi.

Ish-presidenti i SHBA-ve pretendon se Byroja Federale e Hetimit (FBI) i mori tre pasaporta gjatë kontrollit në shtëpinë e tij Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida javën e kaluar.

Megjithatë nuk dihet ende nëse pretendimet e ish-presidentit amerikan janë të vërteta. Ndërkohë lind pyetja se pse Donald Trump ka tre pasaporta.

Ish-presidenti e ka cilësuar kontrollin e FBI-së në rezidencën e tij, si një akt të motivuar politikisht dhe të denjë për “vendet e botës së tretë”.