Sot në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës (AZGj) qëndroi Mexhit Emurli, zëvendësdrejtor i Komisionit të Marrëdhënieve Ndërfetare dhe i Grupeve Religjioze (KMNGR), i cili u prit nga drejtori i AZGj-së, Ylber Sela.


Me këtë rast, bashkëbiseduesit diskutuan për vendosjen e bashkëpunimit ndërinstitucional që ka të bëjë me zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve në komisionin e lartpërmendur.

AZGj-ja është e gatshme që të mbështesë zbatimin e ligjit në fjalë në çdo institucion që përballet me vështirësi në këtë drejtim.