MPB-ja informon se dje, nëpunësit policorë nga SPB Veles e kanë privuar nga liria Z.D.(42) nga Velesi. Ai ishte kërkuar me urdhër arrest për shkak të arratisjes nga burgu i Velesit.


“Gjatë kontrollit tek ai është gjetur dhe marrë heroinë. Personi është dërguar në burg, ndërsa kundër tij do të parashtrohet edhe kallëzim përkatës”, thonë nga MPB-ja.