Arrestohen dy persona në Gostivar,sulmuan një të mitur

Dje (15-gusht) në ora 14:20, zyrtarë policorë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë arestuar B.J. (33) dhe V.J.(53) nga Gostivari, të cilët dhjetë minuta më parë ishin denoncuar nga 41-vjeçari M.Z. se rreth orës 13:50 në rrugën “Vëllezrit Bllazhevski” në Gostivar, kanë sulmuar fizikisht djalin e tij të mitur.
Rasti është zbardhur plotësisht dhe për dy të pandehurit do të përgatiten parashtresat përkatëse sipas Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.Ts