Shkencëtarët thonë se ndryshimet klimatike po rrisin gjasat e goditjeve nga rrufeja. Kohët e fundit rrufeja goditi një shesh pranë Shtëpisë së Bardhë, duke lënë tre persona të vdekur dhe një tjetër në gjendje kritike.

A rrit ndryshimi i klimës gjasat për goditjen nga rrufeja? Shkencëtarët mendojnë se po, pasi rrufeja goditi pranë Shtëpisë së Bardhë, duke lënë tre persona të vdekur dhe një tjetër në gjendje kritike

Le t’u hedhim një vështrim arsyeve.

Kushtet e nxehta dhe të lagështa në Uashington, DC më 4 gusht ishin në nivele optimale për të prodhuar rrufe.

Temperaturat e ajrit arritën në 34.5 gradë Celcius.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit kjo shifër është 3 gradë më e lartë se temperatura maksimale normale 30-vjeçare.

Më shumë nxehtësi sjell më shumë lagështi në atmosferë, duke sjellë më shumë presion , dy faktorë kyç për grimcat e ngarkuara me elektricitet, gjë që çon në krijimin e rrufeve.

Një studim i vitit 2014 i publikuar në revistën Science paralajmëroi se numri i goditjeve nga rrufeja mund të rritet me 50% në këtë shekull në Shtetet e Bashkuara.

Studimi thotë se ngrohja me 1.8 gradë do të thotë një rritje prej 12% të numrit të goditjeve nga rrufeja.

Alaska me ngrohje të shpejtë ka parë një rritje prej 17% të aktivitetit të rrufeve që nga vitet 1980.

Dhe në Kaliforninë zakonisht të thatë, gjatë gushtit të vitit 2020 goditën rreth 14,000 vetëtima, duke shkaktuar disa nga zjarret më të mëdha të regjistruara në këtë shtet.

Përveç Shteteve të Bashkuara, ka prova se goditjet e rrufesë po shtohen edhe në Indi dhe Brazil.

Vetëm një ditë pas aksidentit në Shtëpinë e Bardhë, një goditje rrufeje ndezi një rezervuar nafte në cisternën Matanzas në Kubë, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur më shumë se 100 të tjerë.

Ekspertët thonë se edhe pse rrufetë rriten, goditja nga një rrufe është ende jashtëzakonisht e rrallë në Shtetet e Bashkuara.

Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve thotë se rreth 40 milionë rrufe bien çdo vit në vend, dhe shanset për t’u goditur janë më pak se 1 në një milion.

CDC-ja thotë se mes atyre që janë goditur, rreth 90% i mbijetojnë sprovës.

Vendi numëroi 444 vdekje nga goditjet e rrufesë nga viti 2006 deri në vitin 2021./VOA