KUR KOMUNISTËT E VENDIT TONË VEPRONIN DHE FLISNIN HALLDUPÇE!

Fadil LUSHI


Eh, miku im i dashur! Sa keq kur komunistët, dikur moti, “hanin mishin e ndaluar”. Sa keq kur bredhnin gjithandej rrugëve të lagjes me “lugën në brez!” Sa me shumë egërsi i detyronin prindërit e tyre të prishnin agjërimin! Sa keq kur në shtëpitë e tyre nuk pranonin miqtë e familjes dhe të tjerë, për festa fetare islame dhe krishtere! Sa keq kur nënave dhe gjysheve të tyre ua hiqnin shamitë e kokës. Sa keq kur nuk lejonin përdorimin e shamisë së nusërisë! Sa keq kur në emër të marksizmit dhe leninizmit, pengonin synetllëkun ndër shqiptarë prej myslimanësh! Sa keq kur shkelnin mbi trashëgiminë dhe zakonet gjyshërore, mbi trashëgiminë e denjë familjare prej shqiptarësh, mbi trashëgiminë kulturore, mbi trashëgiminë kombëtare! Sa keq kur paragjykonin vlerat e familjeve të vjetra fisnike qytetare dhe fshatare. Sa shumë keq ndiheshin kur njerëzit nuk ua kuptonin ‘llafet’ Sa shumë sikletoseshin e “ibneoheshin”(kërkoj ndjesë karshi fjalës së denigruar), kur njerëzit nuk i shikonin “n’surrat”, sa keq kur na ‘bezdisnin’ me fjalorin e tyre ‘Tavë Turli’, sa keq kur në llomotitjet e tyre të kota e të rreme, u mungonte sensi logjik dhe emocional, sa keq kur muhabetit ja “ngulshin” kuturu, sa keq kur dërdëllitjet e tyre i shndërronin në ‘tërkuzë a në lesh arapi!’
.., dhe ish-komunistët prej halldupësh, gjatë gjithë jetës së tyre, një të vërtetë harruan, se Imami me çallmë, se Dervishi me çallmë, se Kleri katolik me kryq, se nënëloket tona me shamitë në kokë, arsimuan fëmijët .., çunat dhe në veçanti çupëlinat e tyre!
O, ti “njeri” prej dallkauku! Mos ma prek shaminë e bardhë të NËNËS shqiptare!