Tupançevski: Kemi plan si t’i zëvendësojmë gjykatësit dhe prokurorët që pensionohen

Vendimi i vetëm i cili mbetet është që të bëhet riorganizim i brendshëm në gjyqësi dhe prokurori publike, sepse në shtetin tonë ka gjykata dhe prokurori publike të cilat të mbingarkuara dhe ka gjykata dhe prokurori publike të cilat praktikisht kanë gjykatës dhe prokurorë të cilët punojnë edhe nën normë. Në këtë drejtim, do të thotë, kjo është zgjidhja e vetme për momentin e cila do të mund të ketë kontekst praktik sepse në fund të fundit propozimi i papranuar do të ketë disa implikime juridike, megjithatë praktikisht me një organizatë të re të brendshme, delegim të gjykatësve dhe prokurorëve publikë në gjykatat ku nuk ka numër të mjaftueshëm do të mund nëse jo tjetër, të paktën përafërsisht ta kompensojmë atë që na mungon, deklaroi ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançeski sot në Strumicë duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve.


Theksoi se çdoherë ekziston plan B pasi nuk është vazhduar stazhi i punës të gjykatësve dhe prokurorëve publikë.

Nënvizoi se problemi nuk është zgjidhur, edhe pse krijon disa vështirësi, megjithatë ai është optimist se do të gjindet zgjidhje ose si plan B i cili do të mund të ndihmojë në zgjidhjen e situatës aktuale.