Në konferencën për shtyp pasi u kthye nga punimet e Samitit të NATO-s, kryeministri i Shqipërisë, Ed Rama foli edhe për ngërçin e negociatave si pasojë e konfliktit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.


Rama u shpreh se propozimi i fundit francez duhet të pranohet nga Maqedonia e Veriut, pasi sipas tij është totalisht i pranueshëm. Kryeministri theksoi se nuk ka asnjë problem me Bullgarinë pas zgjedhjes së këtij ngërçi.

“Në këndvështrimin tim propozimi i ri dhe ai përfundimtar, është një propozim plotësisht i pranueshëm dhe vëllezërit tanë dhe parlamenti i Maqedonisë së Veriut duhet ta pranojë. Duhet të jetë e qartë se ne nuk kemi asnjë problem me Bullgarinë, veç shqetësimit për pengmarrjes e Maqedonisë së Veriut, nga një proces që mund të ketë shumë më Europian, por është një ujë që ka kaluar nën urë. Me mbylljen e procesit të shqyrtimit dhe ë aprovimit të autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, nuk kam asgjë për të shtuar ndaj Bullgarisë. Uroj që të mos ndeshim të tjera Bullgari në forma të tjera”, tha Rama./A2