Raketa kineze është rrëzuar në tokë, mbi oqeanin Indian

Një raketë kineze ra në Tokë të shtunën mbi Oqeanin Indian, ndërsa NASA thekson se Pekini nuk i ka ndarë “informacionet specifike të trajektores” të nevojshme që të konfirmohet ku do të mund të bien pjesët e mbetura.


Komanda hapësinore amerikane kumtoi se raketa “Long March 5B” sërish ka hyrë në atmosferën e Tokës mbi Oqeanin Indian rreth orës 12:45 sipas kohës lokale, por i solli në pikëpyetje “aspektet teknike të hyrjes së sërishme, siç është vendi potencial i depozitimit të mbeturinave”.

Aerospace Corp, qendër kërkimore jofitimprurëse në afërsi të Los Anxhelosit, e financuar nga qeveria, tha se ishte e pamatur të lejohej që pjesa prej 22.5 tonësh e raketës të kthehej në Tokë e pakontrolluar.

Raketa është lansuar më 24 korrik që të ofrohet një modul laboratorik në stacionin e ri hapësinor të Kinës në ndërtim në orbitë, fluturimi i tretë i raketës më të fuqishme të Kinës që nga lëshimi i saj i parë në vitin 2020.