Punëtorët e NPK-Tetova- në Tetovë, edhe më tej vazhdojnë të punojnë pa rroga. Kanë kaluar tre muaj të plota që kur ata nuk kanë marrë asnjë qindarkë, pasi ndërmarrja nuk ka para për ti shlyer obligimet, dhe kërkon ndihmë nga komuna e Tetovës. Sipas kreut të komunës, Bilall Kasami ky problem vazhdon edhe në qeversijen e tij, pasi ndërrmarja nuk ka para si dhe komuna vazhdon me llogari të bllokuar. Megjithatë Kasami premton zgjidhje.


“Problem që ne e kemi trashëguar, dhe ne ballafaqohemi çdo ditë, ne mundohemi të zgjedhim si problem dhe do ta zgjedhim. Është problem që ka të bëjë edhe me bllokim të llogarisë së komunës, pasi ndërrmarja komunale nuk mund të jetë likuide me terma e sotit dhe kërkon një asistenc nga komuna,për pagesën e pagave të prapambetura, me muaj të tëre,dhe ne jemi në komunikim të përditshmë me drejtorin, që të gjejm një zgjidhje.”, tha kryetar i komunës së Tetovës, Bilall Kasami.

Për një menaxhim të mir të mbeturinave, si dhe për një Pollog ekologjik nevojiten mjete financiare, tha Kasami.

“Kemi biseduar për një linjë kreditore, që duhet të marrë shteti për gjitha komunat zhvillimote regjionale. Kemi kërkuar mendim, nga ministri i ekologjisë se deri ku ka arritur kjo çështje. Ne kërkojm që sa më shpejt ky projekt të realizohet,që komunat dhe rajonet të zhvillohen të kenë menaxhim më efikas, dhe konform standarteve Evropiane.”, tha Kasami.

Këto komente Kasami i bëri në përurimin e rrugës Sami Frashëri, në Tetovë rrugë kjo që është rikonstruar në tërësi.