Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se partia që përfaqëson ai nuk do të mbështes propozimin francez për heqjen vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, propozimi në thelb është i njëjtë me atë që ishte refuzuar më herët nga Qeveria.


“Propozim që është ultimatum për ardhmërinë e Maqedonisë sonë, propozim që është diktat për kërkesa megalomane dhe aspirata historike ndaj Maqedonisë, për kështu këso propozimi përgjigja është, jo faleminderit”, deklaroi mes tjerash Mickoski.

Mickoski tha se propozimi i përmbush të gjitha kërkesat bullgare ndërsa i njëjti nuk nënkupton hapjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në BE.