Presidentja e KE Ursula von der Lein ka lajmëruar dakordësimin e Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut të propozimit francez.


Lajmin ajo e bëri të ditur në një postim në faqen e saj zyrtare në Twitter pas një telefonate me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski.

Sipas saj tashmë Komisioni Europian është gati tashmë për shqyrtimin e kërkesave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për hapin e radhës drejt anëtarësimit.