Shpëtim POLLOZHANI


Sot, klasa politike e Kosovës (opozita toptan) në vend që të merret me krimet serbe, ajo 100% të kapacitetit të vetë politik dhe intelektual e ka orientuar kundër Qeverisë Kurti (thua se Kurti është burimi i gjithë të këqijave të Kosovës) me ç’rast ua shton barrën aleatëve tanë të NATO, të cilët ua thyen boshtin kurrizor çetnikëve!
Sipas kësaj opozite, i vjen që NATO dhe Europa duhet ta pranojë gabimin, se këta e paskan gjetur fajtorin; Qeveria Kurti! Se këta të opozitës me Vuçiçin “nuk janë djem të këqinj (H. Thaçi)”. Se “Duhet harruar e shkuara” (Edvin Rama).
Dëshira për pushtet ( jo për shtet), famë dhe para e shpëtoi agresorin serb nga një padi për krime lufte të kryer në Kosovë!
Vetëm këto dy thënie të këtyre që i përmenda(të mos flasim për qindra të tjera)e barazojnë agresorin me viktimën.
Mos vallë Europa dhe Amerika na e ka fajin !?
Por, çdo fillim ka edhe një mbarim, si në foto!