Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit, e cila është pjesë e koalicionit qeveritar u shpreh kundër miratimit të propozimit francez. Sipas kësaj partie, propozimi është kundërthënës dhe i jep mundësi Bullgarisë të ndërhyjë në punët e brendshme të Maqedonisë, posaçërisht ne çështjet identitare, historike dhe arsimore. Lidhja Demokortike gjithashtu kërkon publikimin urgjent të protokollit.


Gjatë debatit lidhur me propozimin Trajanov kërkon nga ministrat të përmbahen nga siç thotë ai kërcënimet me ndjekje penale të atyre që kanë qëndrime ndryshe dhe me tensione ndëretnike.