Ejup Berisha


Pas hapit të parë mbajtjes së mbledhjes së parë ndërqeveritare në Bruksel mes Komisionit Europjan dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe hapit të dytë fillimit të skriningut të institucioneve të BE-së ndaj vendit tonë, parashtrohet pyetja se cili duhet të jetë hapi i parë i politikanëve të vendit tonë këtu për të futur risi në përpjekjet për antarsimin e shtetit tonë RMV-së në BE. Këta politikanët tanishëm këtu te ne punën e parë që duhet ta bëjnë është që ta ndryshojnë shumë shpejtë mentalitetin tyre. Ne duhet të kemi politikanë me mentalitet të ndryshuar, pra përpjekjet për të na antarsuar në BE duhet të bëhen nga njerëz të angazhuar në procsin integrues por të cilët kanë mentalitet të ri e jo mentalitet të vjetër. Ky mentaliteti i tanishëm i politikanëve të RMV-së nuk është i përshtatshëm për ti zhvilluar bisedimet me përfaqsues të lartë të institucioneve të Bashkimit Europjan dhe atë as tani në fillim e as në fund të procesit integrues të vendit tonë në BE. Katund të ri me zakone dhe vese të vjetra nuk mund të ketë. Pyes publikisht cfar na duhen integrimet rajonale dhe ndërkombëtare kur një pjesë të qytetarëve politikanët i kanë anashkaluar dhe i anashkalojnë nga cdo gjë në këtë shtet. Partitë politike apo më konkretisht përfaqsuesit e tyre duhet sa më shumë të integrojnë qytetarë në shtet dhe në shoqëri me qëllim që këta të jenë në gjendje që ti integrojnë qytetarët dhe shtetin RMV-në në rrjedhat integruese rajonale apo dhe ndërkombëtare, sic është rasti me integrimin e RMV-së në NATO kohë më parë si dhe tani më me mundësinë e fillimit të bisedimeve për antarsimin e shtetit tonë në BE. Kjo organizate ndërkombëtare është entitet ku dominojnë dialogu, komunikimi i shtuar dhe integrimi i plotë i njerëzve në shoqëri dhe në shtet. Por në vend të këtyre gjërave te ne këtu dominojnë praktikat e moskomunikimit, mos- dialogimit dhe të përjashtimit të qytetarëve jo vetëmse nga rrjedhat por edhe nga shfrytezimi i të mirave shoqërore. Nëse një Parti politike punon për integrimin e shtetit por edhe të qytetarëve në ndonjë organizatë rajonale apo dhe ndërkombëtare ajo së pari duhet ta bëj integrimin e qytetarëve të saj në shoqëri dhe në shtetin amë e pastaj të bëhen përpjekje për integrimet jashta kufijve te shtetit dhe te shoqërisë amë. Pra për këtë qëllim duhet ndryshojë mentaliteti i politikanëve vendor me qëllim që sistemi i tanishëm i vjetër të zëvendësohet me sistemin bashkëkohor demokratik. Ky sistemi i ri duhet të jetë më human, më solidar dhe më i mëshirshëm krejt kjo e bën mozaikun e asaj gjendjes ideale që duhet sot të dominoj në cdo shoqëri njerëzore dhe në cdo shtet e që njihet si Njerzillëk. Këtë të fundit institucioneve të Bashkimit Europjan dua të ua propozoj që ta miratojnë si kusht për antarsimin e shteteve të reja kandidate për antarsim në BE. Pra për antarsimin e këtyre shteteve në BE unë institucioneve europjane në Bruksel do tu rekomandoj që tu kërkojnë plotësimin edhe të kushtit të ri shtesë që njihet si Njerzillëk. Me futjen e këtij kushti vlersoj se procesi i antarsimit të shteteve të reja në BE do të bëhet më i besueshëm, më serioz dhe me bindës . Komponentata e njohur si Njerzillëk i ka munguar dhe i mungon vendit tonë. Në këtë shtet askund nuk mund te haset kjo komponentë . Posaqërisht ajo pjesë përbërse e të cilës janë karakteristikat si: 1.Solidaritet, 2.Humanitet dhe 3. Integrim i realte dhe i sincerte i individëve në shtet dhe në shoqëri. Në vendin tonë karakteristikat e lartpërmendura mungojne në pergjithesi ato u mungojnë psh: 1.Partive politike, 2.Liderëve politik, 3.Bartësve të funkcioneve politike bile edhe 5.Bartësve të atyre funkcioneve shtetërore dhe publike të cilët duhet të angazhohen dhe të punojnë kryesisht në interes dhe për realizimin e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Është intersant se RMV është shpallur shtet i pavarur dhe sovran ja një kohë të gjatë apo ja 31 vite dhe askush nuk ka punuar aspak në instalimin e komponentës së njohur dhe tejet të rëndësishme që quhet Njerzillëk. Kjo është komponentë shume e rëndësishme sepse pa te asnje shoqeri dhe asnjë shtet nuk duhet dhe nuk mund të funkcionoje si duhet, drejtë dhe në mënyrë efikase. Kjo i jep peshë dhe rëndesi cdo levizjeje dhe aktiviteti në shtetet dhe në shoqëritë bashkëkohore. Kur ka njerzillëk atëher shoqëritë dhe shtetet janë të kompletuara e nëse nuk ka atëher ato ballafaqohen me mangësi serioze të cilat duhet detyrimisht të shmangen me qëllim të ecjes para drejt zhvillimit dhe përparimit të mirfilltë të shoqërive dhe shteteve kjo nënkupton edhe të shoqërisë dhe të shtetit tonë RMV.