Moska krijon dy korridore për eksportin e grurit

Rusia ka krijuar dy korridore në Detin e Zi dhe Detin Azov për të lehtësuar eksportin e grurit. Lajmi është njoftuar nga ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu, sipas RIA Novosti.


“Ne jemi duke miratuar një sërë masash për të garantuar sigurinë e lundrimit në ujërat e Detit të Zi dhe Detit Azov”, tha ministri.

Sipas tij, rreziku i minave në ujërat e portit të Mariupolit është eliminuar plotësisht.