Misajllovski: Populli është tradhtuar, Maqedonia nuk mund ta pranojë këtë

llado Misajllovski në “24 Analizë” në Tv 24 tregon se në protesta kanë ardhur anëtarë nga të gjitha partitë dhe partitë apolitike, si dhe aktivistë nga LSDM-ja. Ata kërkuan disa kërkesa dhe mbledhje lidershipi për propozimin kyç, i cili nuk është i pranueshëm.


“Qytetarët janë të indinjuar pse kjo po bëhet nën tavolinë, po bëhet shpejt dhe në mënyrë jo transparente. Nuk e shohim dot protokollin, çfarë do të ketë brenda, qytetarët nuk besojnë tek institucionet dhe ne mendojmë se populli është tradhtuar. Konsultimet duhet të zgjasin më shumë dhe qytetarët të dëgjoheshin. Këto janë çështje serioze dhe Maqedonia nuk mund ta pranojë këtë, ne po hyjmë në një qorrsokak. Unë personalisht kam qenë pjesë e ekipit negociator kur u negociua kjo marrëveshje, më pas isha Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme. Por çfarë kontestohej atëherë, dhe çfarë diskutohet sot. Tre gjëra ishin në diskutim. Së pari, historia e përbashkët, do të thotë se as qeveria e atëhershme dhe as ajo e mëparshme nuk e pranuan kërkesën e Bullgarisë për të pasur një histori të përbashkët. Shumë shpejt u pranua nga Qeveria e LSDM-së”, tha Misajllovski.