Lufta e Parë Botërore vazhdoi edhe pas nënshkrimit të armëpushimit

Nga Ian Harvey, War History Online


Përktheu: Sonila Backa-abcnews.al

Fundi i Luftës së Parë Botërore nuk shkoi siç shumica dëshironin. Aleatët donin të ndëshkonin më shumë Gjermaninë, donin që vendi të ndëshkohej siç duhet për fillimin e një lufte në radhë të parë.

Ata donin ta bënin një shembull për këtë, nëse ndonjë komb europian mendonte të përfshihej sërish në luftë. Britania, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë donin që bota të dinte se fillimi i një lufte tjetër nuk do të tolerohej.

Edhe pse një pjesë për armëpushimin dhe Traktatin pasues të Versajës mund të fajësohen drejtpërdrejt për fuqizimin e Hitlerit në pushtet më pak se dy dekada më vonë, shumë faktorë kontribuan në përfundimin e luftës.

Armëpushimi duhej të fillonte në datën 11.11.11 – domethënë: në orën 11 të mëngjesit të datës 11 të muajit të 11 -të ( nëntor), 1918. Perandoria gjermane ishte në gjendje katastrofike. Por shumë në ushtrinë dhe marinën e saj nuk donin të pranonin përfundimin e luftës.

Në vend të kësaj, ata donin të vazhdonin luftimet, veçanërisht kundër Britanisë. Kjo çoi në kryengritjen e Kielit, gjatë së cilës oficerët dhe disa personel të marinës kundërshtuan hapur urdhrat për të ndaluar betejën. Ky refuzim nxiti rebelim të mëtejshëm në ushtri dhe madje edhe në qarqet civile.

Më në fund, për të shuar shqetësimin në rritje, Kaiser Willem II abdikoi dhe e zhvendosi pushtetin në Republikën e Vajmarit. Delegatët gjermanë u urdhëruan të nënshkruanin shpejt dokumentet e dorëzimit, në mënyrë që të përhapej fjala se Gjermania i kishte dhënë fund luftës.

Gjermania ishte shkatërruar por disa nga aleatët donin që vendi të ndëshkohej më ashpër, duke besuar se vetëm një disfatë “dërrmuese” mund të parandalonte një luftë tjetër diku tjetër në Europë, raporton abcnews.al.

Megjithëse disa vende ende po debatonin rreth kushteve, dokumentat u nënshkruan, në orën 5:12 të mëngjesit të 18 nëntorit 1918. Një pjesë e madhe e armëpushimit u bazua në dokumentin “14 Pikat” të Presidentit të SHBA-së Woodroë Wilson, që përshkruante termat që ai i konsideronte të arsyeshme.

Këto përfshijnë disa gjëra që ekzistojnë ende sot, si krijimi i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) dhe diplomacia e hapur. Gjermania u urdhërua të largonte të gjitha trupat nga rajonet e pushtuara dhe Perandoria Osmane dhe Austro-Hungareze u shkatërruan. Vendet e reja në Lindjen e Mesme do të qeverisnin vetëm, por pak ishin në gjendje ta bënin këtë pa ndihmën e jashtme nga Amerika dhe Europa.

Gjermania u detyrua të çarmatosej. Nëndetëset iu dorëzuan aleatëve. Vendit iu tha gjithashtu të dëmshpërblente vendet për dëmet, gjë që ishte një arsye kryesore për gati-kolapsin ekonomik të vendit në vitet 1920, raporton abcnews.al.

Kishte kushte të tjera të ashpra që Gjermania duhej të pranonte. Shumica e ushtarëve gjermanë hodhën armët e tyre por disa, të cilët nuk kishin dëgjuar për armëpushimin, u vranë pas afatit të fundit të orës 11:00, sepse nuk ishin informuar për fundin e luftës.

Ditën që lufta përfundoi lindi: miti i “thikës pas shpine”. Shumë njerëz të krahut të djathtë në Berlin dhe gjetkë filluan të thoshin se Gjermania nuk kishte humbur, se ishte pretendimi i pavërtetë i Republikës së Vajmarit në mënyrë që ata të merrnin pushtetin.

Ishte një rrëfim i rremë, por krijoi një student të ri, të dështuar të artit, i cili së shpejti do të merrte kontrollin e qeverisë dhe do të konsolidonte pushtetin nën një regjim të ri: nazistët.

Ai i ri ishte Adolph Hitler. Ai një ditë do të kthehej dhe do t’i detyronte zyrtarët francezë të nënshkruanin dokumentet e dorëzimit pasi nazistët pushtuan vendin e tyre pas shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore.

/abcnews.al