Kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski i shoqëruar nga shefi i diplomacisë, Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri Mariçiq në një takim me gazetarë, redaktorë të të gjitha mediave, ka folur për propozimin e ri francez, njofton indeks.mk


Ai thotë se për këtë vendim duhet konsensus i gjerë.

“Para nesh është vendimi, duhet të veprojmë me koka të ftohta. Në vitin 90 kur e bëmë shtetin e pavarur ne vendosëm që do të jemi shtet që do të integrohemi dhe do t’i shfrytëzojmë të mirat e benefitet e BE-së”, deklaroi Kovaçevski.