Kryeministri Dimitar Kovaçevski, sot para mediave ka deklaruar se propozimi i ri i pranuar nga Franca për heqjen e vetos bullgare për fillimin e negociatave me BE-në. Sipas tij, propozimi i ri përfshin vërejtjet e Qeverisë së RMV-së, dhe se ai paraqet bazë solide për ndërtimin e një qëndrimi.


Ai këtë deklaratë e ka bërë pas takimit me partnerët e koalicionit, në të cilin ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dhe zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq kanë shpjeguar në detaje propozimin, duke marrë parasysh përcaktimet tona strategjike. Kovaçevski, tha se ky është i pari nga një seri takimesh që do të mbahen në lidhje me propozimin: me presidentin e shtetit, me opozitën, shoqërinë civile dhe me mediat.