Letër e hapur Akademisë së shkencave e arteve të Maqedonisë së Veriut


Daim Ilazi

Për fat të keq, edhe sivjet Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë Veriut zgjodhi anëtarët e rinj të rregullt dhe të nderit, për vitin 2022 pa asnjë shqiptar. Prandaj, ky Institucion elitar duhet të reformohet, ta shkundë pluhurin mesjetar egoisto shovenist, nuk duhet të gënjejë veten, duhet të turpërohet para pasqyrës evropjane nëse dyert për kandidatë të nacionaliteteve tjera vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura .Kemi filluar bisedimet për hyrje në BE, po me çfarë standarde dhe si do ta prezentojmë mozaikun multinacional, koloritin multikulturor, modus vivendin,, tonë atje? Prej nga i merni rrogat e majme?A paguajnë edhe shqiptarët tatime,taksa,dënime etc. A kemi inteleketual që i plotësojnë gjitha standardet e kriteret për t’u bërë akademikë.Po,po. Atëherë, pse nuk e çlironi mendjen nga mentaliteti primitiv ballkanik? Sajuat, pubikuat dhe shpërndatë në katër anët e botës enciklopedinë dilentanteske në stilin e arkeologut pseudo shkencëtar Pasko Kuzman ku na definuat se e kemi prejardhjen nga Çerkezët e Mongolët. Pse nuk reagon asnjë akademik maqedon për këto padrejtësi ndaj shqiptarëve, njësoj si shqiptarët që dolën në mbrojtjen e identitetit, gjuhës e kultures maqedone viz a vi bullgarëve…ndaj le tu sherbejë shembull reagimi i kolosit francez Emil Zola drejtuar kryetarit të Francës Felix Faure dhe mbarë popullit francez në mbrojtjen e Dreyffusit francezo jahudi.

Vaclav Havel, duke folur për rolin e intelektualëve, elitës,mendjen e një shteti, ka potencuar: “Intelektualët kanë të drejtë të mendojnë për të ardhmen, të imagjinojnë se çfarë mund të jetë ajo. Por detyra e tyre, prioriteti i tyre kryesor është të kuptojnë të tashmen, të kuptojnë krizat e saj dhe t’i emërtojnë ato me emër e mbiemër. Nobelistja gjermano/rumune e letërsisë Herta Muller ka deklaruar: Çaushesku ishte i çmendur dhe çmendi gjysmën e Rumanisë. Edhe unë u çmenda për shkak të tij.