Taxhudin Hamidi -Tetovë


Ditët e fundit të javës ishin me një entuziazëm të pa parë në RMV sepse ishim në pritje të haxhinjëve nga vendet e shenjta gjegjësisht nga Arabia Saudite.

Një vend i lashtë dhe çerdhe dhe bastion i pejganberëve të Zotit.

I kemi karakterizuar si njerëz më të dalluar nga qytetarët dhe banorët e shtetit të RMV.

Nga shkakau sepse at po sjellin porosine më të pastër dhe religjioze nga burimi i orgjinalit qiellorë.

Prandaj edhe trevat tona nuk kanë qenë large kësaj porosie dhe ambient të shkëlqyer dhe human e njerzorë.

Pra,përshëndetja me buzëqeshje, gëzim,hare,lumturi dhe demonstrim të kënaqësisë shpirtërore tregonë se shtylla e pestë e fesë islame-haxhi nuk është vetëm thjeshtë një realizim i farzit islam por ai karakterizon këtë pelegrinazhë edhe me shumë elemente të tjera njerëzore humane dhe shoqërore.

Familjet që kanë përcjellë antarë të tyre në Haxh, ata sot pas kthimit të tyre kanë hapur shtëpitë e tyre dhe janë në pritje të mysafyrëve , shokëve , miqëve që vazhdimisht vine për të “URUAR” ardhejen e personit nga vendet e shenjta.

Krahas obligime të mëdha dhe të vështyra personi që ka realizuar haxhin apo kushtin e pestë ai edhe ka sjellë dhurata të shumat nga vendet e shenjta.

Ky mikpritje e mysafirëve shoqërohet edhe me këta lloje të koleksionit të bukur nga vendet e shenjta.

Të gjithë pos urimit dhe lutjes që Zoti të kishte pranuar haxhin ata falenderojnë edhe për dhuratën e pranuar nga Xhamia e Pejgamberit Alejhiselam.

Haxhi padyshim se paraqet flakadanin perkujtimore të fesë dhe të kulturës se saj.

Pra,munarja përkujtimore e islamit ndërkombëtare dhe ndërvëllazërorë me njerëzve kudo në botë.

Haxhi aspak nuk duhet të shikohet nga vrima e vogël e laicizmit sepse ai luanë nje rol shumë të rendësishëm ne promovimin e shtetit të RMV ne Kongresin dhe evenimentin gjithëpopullorë.

Pra,një pjesē e aranzhmanit të haxhit refundohet apo derdhet ne buxhetin e shtetit nga ku edhe nisen haxhinjtë për ne vendet e shenjta.

Prandaj të gjitha konstatimet dhe kursimet me llogari të huaj janë një tentativë e abrogimit dhe te minimizimit të rëndësisë që shfaq haxhi në cdo vend po edhe në vendin tonë.

Haxhinjë si nje elemen origjinal njerzorë meritojne shumë më shumë te nderohen dhe te respektohen nga të gjitja strukturat dhe banorët e shtetit të RMV dhe jo vetëm nga faktori aktual i BFI.

Për të u treguar ky shtet se e njehë traditën e haxhit dhe bashkëpunimin me muslimanët shqiptarë duhey që në badhkëpunim me BFI apo me protokoll te posaçëm ose të dal në pritje ose të thërret një grup haxhnje nga të gjitha qutetet e RMV në Kabinetin e Kryetarit te shtetite z.Stevo Pendaroski.

Kryetari i shtetit është një shtyllë e stabilitetit s’ badhku me Reis Uleman hafz.Shaqir ef.Fetahu-n.

Këta dy poste dhe kabinete duhet në kontinuitet të ndezin kandilin e bashkëpunimit dhe të stabilitetit në mes të popujve në RMV.

Edhe haxhi si nje kapitull shumë krucial duhet të qëndrojë mbi manifestin dhe dyshimet sekulare të trajtimit jo shtetërorë të organizimit,përcjelljes dhe pritjes së haxhinjëve nga Meka me të gjitha nderimet shtetrore.

Padyshim se nuk na pëlqen qejfi dhe pasioni sekular dhe laik i kryetarit të shtetit te RMV.

Si do që të jetë sivjet të gjithë haxhinjtë ishin të gatshëm që të tregojnë madhështine e realizimit të haxhit.

Ata shfaqën befas gadishmërinë fizike,psiqike dhe përmes sinqeritetit të madh u shëndruan në nje element origjinal njerzorë.

Duke menduar se janë shfrytëzuar të gjitha kompetencat morale shpirtërore,mendore e fizike dhe duke mos na munguar edhe institucionet shtetrore dhe civile, shpresojme që organizimi i haxhit të sivjetëm të jetë i dobishëm për vet ata që janë munduar të kryejnc kushtin e peste të fesë islame.

Gjithashtu të mbetet i dobishëm për familjet e tyre,për vendin dhe për të gjithë ata që nuk dyshojnë ne projektin religjioz te realizuar i quajtur haxh.

Padyshim se BFI në krye me Reis Ulemane dhe të gjitha Këdhillat e xhamiave ndjehet shumë i priveligjuar sepse akoma kemi në numër të madh që iu përgjigjen obligimeve të fesë islame.

Haxhinjtë kanë qenë përfaqësues dhe lutja e popullit tone për vitin 2022.

Pra të gjitha lutjet për vete, familjen,miqët, dhe popullin tonë është një dobi e pa rezervervë.

Pa mos u zgjeruar shumë është domethënëse të potencohet se Meka njihet si vendlindja e profetit Muhamed Alejhiselam.

Ky vend ku gjendet Qabeja paraqet nje vend të dashur ku përpiqen në atë kallaballëk të jenë më afër Qabes dhe ujit Zemzem.

Qyteti i Qabes sipas dëshmisë historike qysh në kohën e lashtë,ka qenë mikpritës i profetëve të mëdhenjë të dërguar nga i madhi Zot!

Ky vend njihet si vend i cili badhkoi popullin arab.

Prandaj edhe ne presim që haxhi do të jetë nje organ i njerëzve origjinal që d’të

bashkoje pipullin shqiptarë ne synimet dhe programet e tyre politike,ekonomike dhe fetare.

Haxhi, është një rast i shkëlqyeshëm dhe një takim.me mbarë botën islame.

(xhxhxh!)