Nga Lulzim Z.Hamidi


Disa muajt e fundit duke përcjellur proçeset politiko-menaxhuese në RMV ,duke filluar nga aspekti i krizës Ruso-Ukrainase me të gjithë të këqijat që ajo solli për shtetet në rrethin më të afërt gjeografik por edhe mënyrat e menaxhimit të dëmeve kolaterale,destruktivitetin e opozitës maqedonase,ngacmimet nga e majta dhe iritimi me përdorimin e fjalorit urejtës kundrejt popullit tim , më tundin disi dhe në vete formoj një qëndrim se, në të vërtetë ,politikanët shqiptar janë ata që janë diçka pozitive në këtë teritor.

Opozita shqiptare nuk bëri gabimet që do të degradonin aspektin europian integrues dhe do të hapnin dilema se kjo opozitë ndryshon kahjen.Kjo është mirë.!

Nga ana tjetër pozita shqiptare në qeverisje tregoi dhe fshiu përgjithmonë stereotipin se shqiptarët nuk dinë të udhëheqin.Në të vërtetë përfaqësuesit shqiptar në qeverisje e në veçanti BDI , jo se vulosi ardhmërinë e vendit ku jetojmë ,por ishte edhe lider i proçeseve , duke treguar maturi,trimëri,dituri dhe këmbëngulësi për integrim në BE.

Në përgjithësi ,në opozitë por në veçanti në pozitë kemi njerëz që kanë aftësi të jashtëzakonshme që edhe në kohën më të keqe që kalon bota të jenë liderë të vërtetë.
Shqiptarët udhëheqin në mënyrë perfekte.!
Edhe tani kur meren vendime aq të rrënda ,pasi kemi turma nëpër rrugë që protestojnë,që shajnë e nënçmojnë ,nxisin e duan të ndryshojnë kahjen e politikës shtetërore ,njerëzit kyç që menaxhojnë shkëlqyeshëm situatën ,janë shqiptarët nëpërmjet përfaqësuesve të tyre.!