Zëvendëskryeministri kryeministri i parë Grubi ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale për mbledhjen me partnerët e koalicionit, dhe elaborimin e ideve për të dalë nga bllokimi dhe ecjen drejt Bashkimit Europian.


Duke shqyrtuar idetë për zhbllokimin e ecurisë tonë drejt Bashkimit Europian me partnerët e koalicionit qeverisës.

Kohezioni i brendshëm dhe barazia u adresuan nga Marrëveshja e Ohrit, çështjet me Greqinë dhe Serbinë u mbyllën, tash jemi NATO, dhe mbetet ta mbyllim edhe çështjen e fundit të hapur që po na pengon për tu integruar në 🇪🇺.

Të bashkohemi të gjithë për Maqedoninë europiane, me guxim dhe vizion për të ardhmen e përbashkët.