Europol: Arrestohen 130 persona për trafikimin e qenieve njerëzore në Europë

Në një aksion të përbashkët të mbështetur nga Europol, oficerët e enteve evropiane të zbatimit të ligjit dhe autoritetet e inspektoratit të punës arrestuan mbi 130 persona të dyshuar për përfshirje në kontrabandën e njerëzve.


Sipas mediave të huaja në këtë operacion u përfshinë 22 vende.

Operacionet e policisë, të cilat u zhvilluan deri më 13 qershor, çuan gjithashtu në identifikimin e më shumë se 100 viktimave të mundshme të trafikimit të njerëzve, tha Europol.

Më shumë se 22 480 oficerë të zbatimit të ligjit morën pjesë në ditët e aksionit, gjatë të cilave u kryen kontrolle në kufijtë e Evropës detare, tokësore dhe ajrore, me një fokus shtesë në rrugët e përdorura shumë për në Evropë.

Gjatë ditëve të veprimit, forcat e rendit kontrolluan afërsisht:13 500 lokacione, 193 020 automjete, 970 440 persona, 101 790 dokumente.Gjatë ditëve të aksionit, forcat e rendit kontrolluan edhe identitetin e mbi 11 130 të miturve, të cilët mbeten grupi më vulnerabël i personave të trafikuar dhe të shfrytëzuar. Shumë bien viktima të shfrytëzimit seksual, lypjes së detyruar ose llojeve të ndryshme të kriminalitetit të detyruar, duke përfshirë krimet e vogla dhe trafikun e drogës. Ata gjithashtu bëhen viktima të shfrytëzimit të punës dhe skllavërisë shtëpiake.

Në këtë operacion morën pjesë dhe 15 vende të të BE-së, duke përfshirë Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Ukrainën, Britaninë dhe Lihtenshtajnin.