Elon Musk ka mohuar se ka pasur një lidhje me Nicole Shanahan, gruan e bashkëthemeluesit të Google, Sergey Brin.


Duke iu përgjigjur një raporti ekskluziv të publikuar nga The Wall Street Journal, shefi i Tesla tha se historia ishte e pavërtetë.

“Unë dhe Sergey jemi miq dhe ishim në një festë së bashku”, ka shkruar ai në Twitter.

“Unë e kam parë Nicole vetëm dy herë në tre vjet, të dyja herë me shumë njerëz të tjerë përreth. Asgjë romantike”.

Musk vazhdoi me një postim në Twitter ku thuhej: “As nuk kam bërë seks prej shumë vitesh”.

‘Marrëdhënia’ me gruan e Brin dyshohet se kishte ndodhur në një festival të artit në Miami Beach vitin e kaluar, transmeton Klankosova.tv.