Dobitë që i sjell dushi me ujë të ftohtë në mëngjes

Një dush i përditshëm me ujë të ftohtë në mëngjes mund të ketë efekt të madh pozitiv në shëndet, jo vetëm si masë higjienike, por edhe si energjizues natyral, shkroi “Oceanside Services”.


Po cilat janë ato dobi?

Ndihmon në stimulimin e qarkullimit të gjakut

Dushi me ujë të ftohtë mund të mos jetë diçka që pritet me padurim në mëngjes. Mirëpo, kur trupi ekspozohet ndaj ujit të ftohtë, ai menjëherë fillon të sjellë më shumë gjak në organet dhe indet vitale.

Lëkurë më e freskët dhe më e shëndetshme

Ndryshe nga uji i ftohtë, uji i nxehtë shpërlan dhe largon yndyrën që gjendet natyrshëm në sipërfaqen e lëkurës, me këtë rast lëkura mund të thahet. Larja me ujë të ftohtë jo vetëm që e mban lëkurën të freskët, por edhe i jep një shkëlqim natyral në të njëjtën kohë.

Sistem më i fortë imunitar

Pas dushit me ujë të ftohtë, trupi reagon duke stimuluar metabolizmin dhe për këtë arsye forcon sistemin imunitar. Kështu, bëhet më e lehtë për trupin të luftojë infeksionet virale.

Lufton depresionin

Sipas Universitetit të Kalifornisë, një dush me ujë të ftohtë në mëngjes ndihmon për të luftuar depresionin dhe ankthin, sepse uji i ftohtë ndihmon në prodhimin e një stimuluesi anti-depresiv.