Dëshmitarët rrëfejnë tmerrin ndërsa ‘një i armatosur me automatik’ hapi zjarr në qendrën tregtare në Kopenhagë


Disa njerëz besohet se janë qëlluar me armë zjarri në një qendër tregtare në Danimarkë.

Siç raportojnë mediat e huaja, blerësit e tmerruar u panë duke vrapuar drejt ndonjë vendi të sigurt pasi një person i armatosur me një ‘armë automatike’ hapi zjarr në qendrën tregtare Field’s në Kopenhagë.

Ende nuk është konfirmuar se sa persona janë qëlluar në vendin e ngjarjes, vetëm disa qindra metra larg Royal Arena.

Një person – identiteti i të cilit nuk dihet ende – është arrestuar.

Ndërkohë dëshmitarët kanë përshkruar ngjarjen duke thënë se kanë dëgjuar të shtëna të shumta me armë zjarri teksa “kaosi” shpërtheu rreth orës 17:00 të pasdites së sotme, përcjell Telegrafi.

Nënat u panë duke kapur në krahë foshnjat ndërsa blerësit e tmerruar u larguan nga skenat horror.