Ayhan Demir*, 08 Qershor 2022, Gazeta Yeni Akit (Shqip: Sokol BRAHAJ)


Duke ndjekë lajmet dhe komentet në mediat e shkruara dhe vizive, në një pjesë të konsiderueshme të mediave turke, duket haptas që injoranca e informacionit për Ballkanin ka kaluar çdo kufi dhe çdo limit.

Rrjetet sociale janë plot me shkrime gënjeshtra nga ata që mendojnë se dinë gjithçka.

Disa po përpiqen të fitojnë favorin e të hynë në syrin e një kryetari bashkie, disa të tjerë po përpiqen të hynë në syrin presidentit dhe disa të tjerë po përpiqen të hynë në syrin e partisë së tyre. Duke shpresuar të fitojnë diçka ose të mos humbasësh atë që kanë…

KUJDES: Nëse një person përpiqet të hyjë në sy të një personi tjetër, kjo do të thotë se ai ka pranuar të jetë plehrë e tij që në fillim.

Duke qenë gjendja kështu, automatikisht rrethi ështi i mbushur mbeturina. Aty ku ka kaq shumë mbeturina, nuk mungojnë informacionet e pista. Ku në të vërtetë, nuk ka.

Kur ndodhemi përballë gjë situate të tille, ajo që duhet bërë nuk është ti jepet vemendje lajmeve që bëhen nga tavolina, por ti jepet vemendje atyre që seriozisht dinë për temën.

Ata që nuk dinë, e kanë zahmet të pyesin dikë që e di.

Pas e gjithë kësaj hyrjeje të gjatë, pika ku dua të arrij është: po duket sikur një dorë, po vendos një perde dhe po e ndërton një mur përballë syve të Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan.

Fatkeqësisht, Turqia në politikat e saj në përgjithësi në Ballkan, e në veçanti në marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe Shqipërinë, ndjek një politikë unipolare dhe orientuar krejtësisht tek një person.

Për shembull, për Kosovën përveç Hashim Thaçit e për Shqipërinë përceç Edi Ramës nuk pranohet (nuk merret në konsideratë) asnjë bashkëbisedues tjetër.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka ardhur në vendin tonë për një vizitë jozyrtare. Megjithatë, ai nuk ka gjetur askënd për t’u takuar, përveç kreut të partisë kryesore opozitare dhe disa kryetarëve të bashkive të zgjedhur nga kjo parti.

Ftesa për të marrë pjesë në një forum dhe që justifikoi këtë vizitë erdhi nga partia kryesore opozitare. Ai deri më tani nuk ka marrë asnjë ftesë nga krahu i partisë në pushtet. Në fakt, Presidenti ynë (Erdogani) nuk u takua me të gjatë udhëtimit të tij të fundit në Shqipëri (Janar 2022).

Kush e di, e di që: Ilir Meta është bir i një familjeje shqiptare. Gjyshi i tij ka kaluar 50 vite të jetës së tij në Stamboll. Nga ana tjetër Edi Rama herë thotë se është ateist e herë i krishterë.

Pas gjithë këtij informacioni tani le të kthehemi te vizita e Ilir Metës në Stamboll.

Takimi i presidentit të Shqipërisë Ilir Metes me opozitën kryesore ka shqetësuar disa. Në rrjetet sociale u shpërndanë gjëra me aksion, si: “Presidenti i Shqipërisë, i cili u takua me Opozitën Kryesore, humbi vendin pas disa orësh”, “Kush prek doren –e keqe te opozitës- e tij nuk jeton 3 ditë” etj. Menjëherë pas këtyre komenteve në median sociale, janë kthyer ne lajme dhe janë publikuar në disa media të shkruara dhe vizive.

E vërteta e çështjes është…

Në Shqipëri, pozicioni i presidentit është më së shumti simbolik, por ai ka kompetenca mbi gjyqësorin dhe ushtrinë.

Presidentët shqiptarë zgjidhen për një mandat pesëvjeçar me votim të fshehtë në parlamentin e vendit. Procesi i zgjedhjeve presidenciale duhet të fillojë jo më vonë se 60 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual.

Sipas kushtetutës së Shqipërisë, kandidatura për presindent kërkon mbështetjen e nënshkruar me të paktën 20 deputetë. Për t’u zgjedhur kantidati, ata duhet të marrin tre të pestat e 140 deputetëve në tre raundet e para. Ndërsa në raundin e katërt dhe të pestë, mjafton të merret mbështetja e shumicës së thjeshtë, pra 70+1 deputet.

Çdo raund votimi bëhet me një pushim njëjavor. Nëse presidenti i ri nuk zgjidhet pas pesë raundeve të votimit, brenda 45 ditëve duhen te behen zgjedhjet e jashtzakonshme parlamentare.

Ilir Meta është Presidenti i Shqipriseë që prej vitit 2017. Mandati i tij përfundon më 24 korrik të këtij viti. Si i tillë: në Kuvendin e Shqipërisë u zhvilluan tre raunde votimi në datat 16-23-30 maj për të përcaktuar presidentin e ri.

Në tre raundet e para as qeveria dhe as opozita nuk propozuan kandidatë. Raundi i katërt i votimit u mbajt më 4 qershor. Në këtë raund: Partia Socialiste (PS) e kryesuar nga kryeministri Edi Rama propozoi si kandidat Bajram Begaj-n, i cili dha dorëheqjen si shef i shtabit të përgjithshëm. Begaj u bë presidenti i tetë i Shqipërisë me 78 vota në seancën ku morën pjesë 83 deputetë.

Një shënim i rëndësishem këtu: për të qenë kandidat Bajram Begaj, presidenti aktual duhej të firmoste një dekret për t’i dhënë fund detyrës së tij aktive në Shtabin e Përgjithshëm të Shqipërisë dhe Forcat e Armatosura. Presidenti Meta nënshkroi këtë dekret në udhëtimin e tij në Stamboll.

Si përmbajtje: Ilir Meta do të vazhdojë të jetë Presidenti i Shqipërisë deri më 24 korrik. Dhe nëse Ilir Meta nuk do ta kishte firmosur këtë dekret, Bajram Begaj nuk mund të ishte kandidat.

Pra, në këtë situatë nuk ka asnjë “post” të humbur apo ndonjë “dorë të keqe”. Megjithatë, ka një injorancë të madhe dhe një dezinformim që rezulton.

Kush e di, e di: Po kështu në raundin e katërt të votimit u zgjodh edhe Bujar Nishani (Bujar Nishani), i cili ishte paraardhësi i Ilir Metës, që u nda nga jeta më 29 maj. Edhe komunikimi ynë (i Ankara-së) me të ndjerin Nishanin, i cili ishte një burrë shteti i ndershëm dhe parimor dhe një mysliman i mirë, ishte shumë i kufizuar.

Gjithmonë e themi që: Mbrojtja e Stambollit fillon nga Shkodra, Prizreni dhe Sarajeva. Për këtë arsye, marrëdhëniet tona me Shqipërinë, Kosovën dhe Bosnjën janë çështje e sigurisë tonë kombëtare dhe që duhet të kryhen në nivel vëllazëror. Nuk mund dhe nuk duhet t’i sakrifikohet konflikteve të politikës së brendshme dhe ambicieve të pak këshilltarëve.

Ne nuk jua ditëm vlerë as të ndjerit Bujar Nishani dhe as Ilir Metës, të paktën ti dalim për zot Bajram Begës. Të mos e shtyjmë në prehërin e FETO-s apo armiqve të tjerë të Turqisë.

Teksti origjinal i shkrimit mund të gjendet në linkun e mëposhtëm: https://www.yeniakit.com.tr/yazarlar/ayhan-demir/arnavutluk-cumhurbaskanligi-secimi-39271.html

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt