VIDEO/ Theo Hernandez fiton çmimin e golit më të bukur në Serie A

Një sprint prej 95,3 metra. Lega Serie A njoftoi në profilin e saj në Twitter se goli i Theo Hernandez ndaj Atalantës është shpallur më i bukuri i sezonit 2021/2022.


Një kryevepër e shpejtësisë, fuqisë dhe teknikës që emocionoi 75 mijë tifozët e pranishëm në San Siro dhe më gjerë. Ka nga ata që e krahasuan me një gol si Weah, Shevchenko, madje edhe Maradona, por përveç bukurisë, ai gol ishte edhe shumë i rëndësishëm.

Ai gol erdhi në ditën e parafundit të kampionatit, në betejën e plotë kundër kushërinjve, rivalit të Interit./h.ll/abcnews.al

https://twitter.com/SerieA/status/1540605718549520392?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1540605718549520392%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fvideo-theo-hernandez-fiton-cmimin-e-golit-me-te-bukur-ne-serie-a%2F