“Fillimisht duhet të mposhtim Rusinë dhe më pas të negociojmë.”


Kështu ka deklaruar sekretarja e jashtëme e Britanisë së Madhe Lizz Truss, në samitin e NATO-s, shkruan skynews.

“Është absolutisht e domosdoshme që ne të sigurohemi që Rusia të humbasë luftën e saj në Ukrainë. Dhe është e domosdoshme për hir të sigurisë europiane, lirisë dhe demokracisë, dhe është e vetmja mënyrë që ne të arrijmë një paqe të qëndrueshme në Europë.

“Ka disa që thonë se ekziston mundësia për negociata tani ndërsa Rusia vazhdon ende luftën në Ukrainë, por mendoj se kjo do të sillte një paqe të rreme dhe do të çonte në agresion të mëtejshëm në të ardhmen.

“Ne duhet të mësojmë nga mësimet e të kaluarës, dështimet e protokollit të Minskut për shembull, për të qenë në gjendje të sigurojmë një paqe të qëndrueshme në zonë. Pra, mesazhi im shumë i fortë është se ne duhet të mposhtim Rusinë fillimisht dhe të negociojmë më vonë”, theksoi Truss.