Ejup Berisha


Bashkimi Europian mos të logjikoj dhe mos te veproj me mentalitet Ballkanik gjatë zbatimit të aktivitetit të zgjërimit me shtete të reja kandidate për antarsim në gjirin e saj, por le ta mundësoj antarsimin e realtë dhe të vërtetë të vendeve të Ballkanit Perendimor në gjirin e saj. Më konkretisht ky subjekt deri tani serioz i besueshëm dhe stabil ndërkombëtarë le tu jep datë për fillimin e bisedimeve për antarsim Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqiperise në klubin e shteteve që janë pjesë përbërëse të saj . Duhet të theksohet se deri tani Bashkimi Europjan ka ruajtur njëfar serioziteti dhe konzistence në zbatimin e qëndrimeve,ideve,koncepteve dhe kritereve të veprimit dhe funkcionimit të saj, kjo është tregues se deri tani BE-ja nuk i ka ndryshuar shpesh këto elemente identifikuese të veprimeve dhe sjelljeve të saja por edhe sa i përket qështjes së antarsimit të shteteve në të.Të paktën ajo këto gjëra deri tani nuk e ka bërë në baza të politikës ditore por te e njëjta do të përsëris ka mbizotëruar serioziteti,stabiliteti dhe afatgjatsia në zbatimin e rregullave të veprimeve të saja konkrete në praktikë. Një subjekt serioz ndërkombëtar në fakt në aspekt afatgjatë i ruan stabilitetin dhe konzistencën në zbatimin e qëndrimeve rregullave dhe kritereve që i ka miratuar për ti zbatuar dhe qe i zbaton. Në fakt këto gjëra i kanë bindur njerëzit e shteteve si RMV dhe RSH që janë jashta BE-së që në fillim të shprehin dëshira dhe ambicje që të kandidojnë për tu bërë shtete antare të BE-së dhe pas një kohe të gjatë pritjeje të konsiderueshme këto shtete tanimë një kohë të gjatë shpresojnë në marrjen e datës për filimin e bisedimeve për antarsim në Bashkimin Europjan. Pra zyrtarët e BE-së si rezultat i konzistencës dhe seriozitetit të organizatës që e udhëheqin dhe që e përfaqsojnë të mos i privojnë qytetarët e këtyre dy shteteve nga dëshirat dhe ambicjet që shetet e tyre të bëhen pjesë e familjes së madhe europjane. Pasiqë shumica e ketyre qytetareve kane pasur besim, bindje dhe pritshmëri nje kohe të gjatë te BE-ja prandaj pa hamendje keta duan që shtetet e tyre të bëhen pjesë përbërëse e saj.Tani autoritetet zyrtare të disa shteteve të Bashkimit Europjan ofrojnë alternativa, strategji dhe metodologji të të reja që do të jenë zëvendiesim për mundesine e antarsimit te plotë dhe të drejtpërdrejtë të shteteve kandidate për antarsim në kuadër të BE-së. Mendoj se rregullat,strategjia dhe zgjidhjet e reja që po propozohen nga bashkpartiaku im Presidenti i Francës Z.Emanuel Makron për afrimin e shteteve të reja me Bashkimin Europjan duhet të vlejnë për shtetet e ardhshme kandidate për antarsim në BE e jo për shtetet që tanime një kohë bukur të gjatë ndodhen para dyerve të BE-se dhe presin dritë të gjelbër për ti filluar bisedimet per tu bërë shtete antare të BE-së. Sipas metodologjisë dhe strategjisë së re për antarsim në BE që do të propozohet deri te institucionet europjane për miratim në bazë të tyre do të parashihet që shtetet e reja kandidate që duan të antarsohen në gjirin e BE-së të njejtat këtë nuk do të mund ta bëjnë apo ato nuk do të mund të bëhen shtete antare me të drejta të plota e të barabarta me shtetet egzistuese të Bashkimit Europjan por të njëjtat do të duhet të bëhen pjesë e një grupimi të ri apo dhe të një organizimi të ri në kuadër të BE-së. Shkurt thënë këto nuk do të mund të fillojnë bisedime për antarsim të plotë në BE por do të duhet të jenë pjesë e një vëzhgimi dhe analize të gjatë dhe të rreptë nga institucionet komptente të BE-së derisa të njëjtat të mund të bëhen shtete antare me të drejta të plota dhe te barabarta në kuadër të infrastrukturës europjane. Apo dhe më saktë thënë këto shtete në vend se të bëhen shtete antare të Bashkimit Europjan në fazat e hershme do të behen qiraxhi apo dhe do të trajtohen më shumë si vizitorë në BE. Me Idene e re per krijimin e Bashkesise se re gjeopolitike Europjane shtetet kandidate për antarsim një kohë të gjatë do të presin në paradhomën e BE-së derisa pas një procesi të gjatë provash, analizash dhe vezhgimesh shtetet antare të BE-së japin pëlqimin e tyre se një shtet apo edhe dy shete siç është tanimë rasti me RMV-në dhe RSH-në përfundimisht mund të bëhen subjekte antare me të drejta të barabarta dhe te plota në kuadër të Bashkimit Europjan.