Në kuadër të aktiviteteve të planifikuara të SPB
Tetovë për ngritjen dhe promovimin e vetëdijes dhe
kulturës në komunikacion të nxënësve nga shkolla
fillore dhe sigurinë e tyre nga shtëpia në shkollë dhe
anasjelltas dhe me kërkesë të Shkollës Fillore
“Lirija” Tetovë, këto ditë janë mbajtur orë praktike, të
cilat janë realizuar me qindra nxënës nga klasa e
parë, e dytë dhe e tretë.
Nxënësit më të vegjël të shkollave fillore të kësaj
shkolle u njohën me termat elementare, shenjat dhe
rregulloret në komunikacion, pasi që së bashku me
zyrtarët policorë nga Sektori për parandalim dhe
stacionin policor për siguri në komunikacionin
rrugor Tetovë, kanë ecur në këmbë në rrugët “JNA”,
“Ilinden" dhe "Iliria" në Tetovë dhe patën një rast të
drejtpërdrejtë për të parë – çfarë është një vendkalim
për këmbësorë, si të kalohet një rrugë si duhet, si të
silleni në një kryqëzim dhe si të lëvizni në rrugë që
kanë ose nuk kanë trotuare të formësuara.
Qëllimi i këtij lloji të mësimdhënies është që t'u
ndihmojë nxënësve të klasave më të ulëta në
shkollat fillore që të qarkullojnë më lehtë në trafik
dhe të ndjehen më të sigurt gjatë mbërritjes në
shkolla ose në shtëpitë e tyre.Tetovasot