Sot Sopoti i Kumanovës ka përcjellë me dhimbje për në banesën e fundit Sulejman Sulejmanin- Bacën Sulë, i ndarë nga jeta ditën e djeshme, në moshën 78 vjecare, pas një sëmundje të shkurtër, shkruan Open-TV.
Baca Sylë u përcoll me nderime të larta fetare nga familjarë dhe miq, të cilët kishin ardhur për ti dhënë ngushëllime familjes Sulejmani dhe lamtumirën e fundit bacit Sulë.


Në varrimin e tij nuk pati asnjë figurë politike, megjithate familjarë dhe miq ishin përkrah familjarëve për të ndarë dhimbjen e humbjes së njeriut që u dënua i pafajshëm për rastin e montuar të “Sopotit” në vitin 2003.

Një jetë të tërë duke u ballafaquar me sistemin shtypës, padrejtësisht i përndjekur e i burgosur. Madhështia e tij, deri në momentin e fundit nuk u dorëzua, ashtu si ishte, i drejtë e krenar iku në amshim.