Pasditen e sotme në Tetovë për 30 minuta kishte reshje intensive të shiut dhe breshër. Për momentin nuk ka denoncime për probleme të shkaktuara nga reshjet, ndërsa qytetarët në rrjetet sociale kanë shpërndarë video nga rrugët e vërshuara.


Në fshatin Falishtë ka pasur sasi të madhe të breshrit.

Përndryshe të premten shtabi i krizës së Komunës së Tetovës kishte paralajmëruar se pikërisht sot do të bëhet dezinfektimi i rrugëve pas vërshimeve që kanë ndodhur më 29 maj.