Administrata e Joe Bidenit do të vazhdojë të ofrojë ndihmë të konsiderueshme ushtarake për Ukrainën “aq shpejt që ne mund ta dërgojmë atë” për aq kohë sa është e nevojshme derisa Rusia të ndalojë luftimet.


Kështu ka thënë të enjten për CNN, koordinatori i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për komunikimin strategjik John Kirby.

“Ata po marrin aq sa mund t’i dërgojmë ne – aq shpejt sa mund t’i dërgojmë”, citohet të ketë thënë Kirby, duke treguar bisedën e Biden me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe Sekretarin e Mbrojtjes, Lloyd Austin, me homologët në Bruksel në fillim të kësaj jave.

“Pra, ne po punojmë shumë, shumë fort”, tha ai, duke shtuar se ndihma po shkon “me shpejtësi rekord” dhe SHBA është në “bisedë të vazhdueshme” me Ukrainën.

Presidenti rus Vladimir Putin “nuk ka treguar prirje për të ndaluar luftimin” dhe për të negociuar me mirëbesim, dhe deri atëherë, “Ne do të jemi të përkushtuar për të ndihmuar forcat e armatosura të Ukrainës të mbrohen dhe të përpiqen të rimarrin territorin”, ka shtuar ai.

Kirby përsëriti se konflikti me Rusinë “mund të jetë një përpjekje e zgjatur”, por tha se ndihma shtesë nga Kongresi nuk është e nevojshme në këtë fazë.