GREQI – Një 42-vjeçar nga Atika Lindore është viktimë e sherrit brutal të ndodhur pak pas orës 1 të së shtunës mbrëma, në sheshin e Rafinës.

Sipas informacioneve, katër-pesë të rinj që sipas mediave greke janë me origjinë shqiptare u përleshën me 42-vjeçarin për një keqkuptim të ndodhur në lokalin ngjitur, ku ata po argëtoheshin më herët.

42-vjeçari ka pirë një pije me të dashurën dhe dy persona të tjerë. Në një moment ai shkoi në tualetin e dyqanit. Aty është përballur me disa nga grupi i të rinjve.

Sherri ka shpërthyer kur njëri prej të rinjve ka fyer vajzën 42-vjeçare që ishte e dashura e viktimës. Brenda pak minutash viktima e ka gjetur veten duke u rrahur brutalisht nga të rinjtë në rrugën anësore të lokalit.

Autorët e kanë goditur me grushte dhe shkelma dhe në një moment njëri prej tyre e ka goditur me dorezë hekuri në kokë.

42-vjeçari ka rënë në trotuar i gjakosur dhe të rinjtë janë arratisur drejt plazhit të Rafinës. Viktima ka pësuar lëndime në kokë dhe pak orë më vonë ka përfunduar i vdekur. /abcnews.al