E pikërisht dje policia ka sanksionuar 172 shoferë, prej të cilëve dhjetë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 50 km në orë nga shpejtësia e lejuar, kurse një shofer me shpejtësi mbi 70 km nga shpejtësia e lejuar. Poashtu është konstatuar se 77 shoferë e kanë tejkaluar shpejtësinë në vende të banimit, kurse 95 jashtë vendeve të banimit. Nga MPB thonw se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa bëjnë apel të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.