Rritet numri i viktimave nga shpërthimi në Bangladesh

Ka shkuar në 49 numri i viktimave si pasojë e një shpërthmi në një depo kontejnerësh të Bangladeshit, të shtunën.


Zjarri shpërtheu në një objekt kontejnerësh të shtunën mbrëma në Sitakund duke shkaktuar shpërthime të shumta, raporton Alj Jazeera.

“Numri i të vdekurve është rritur në 49,” ka thënë Elias Chowdhury, kryemjeku i Chittagong. Ai ka shtuar se më shumë se 300 njerëz janë lënduar nga flakët dhe shpërthimet pasuese.

Gjashtë zjarrfikës janë në mesin e të vrarëve. E të paktën 21 zjarrfikës, të cilët kishin qenë në vendngjarje duke u përpjekur të shuanin flakët kanë mbetur të plagosur.