Të dhënat për regjistrimin e banesave nga regjistrimi i fundit në Maqedoni janë tronditëse.


Një e treta e banesave në vend janë të pabanuara dhe kjo është një dëshmi se një numër i madh i qytetarëve jetojnë jashtë vendit, përcjell INA. Nga gjithsej 839.174 banesa, 531.987 prej tyre ose 63.4% janë të banuara, dhe 307.187 banesa (36.6%) janë të pabanuara, ndërsa në vend ndërtimet janë ende të intensifikuara.

Sipas rajoneve, më së shumti banesa të zbrazëta ka në rajonin Jugperëndimor ku gjysma e banesave janë të zbrazëta ose 51348 banesa.

Rajoni Jugperëndimor është një nga 8 rajonet e Maqedonisë së Veriut dhe ndodhet në jugperëndim të vendit. Ky rajon në perëndim kufizohet me Shqipërinë, ndërsa brenda vendit kufizohet me Rajonin e Pellagonisë, Pollogut, Shkupit dhe Rajonin e Vardarit.

Rajoni jugperëndimor është i përbërë nga 9 komuna: Komuna e Dibrës, Komuna e Debarcës, Komuna e Kërçovës
Komuna e Brodit, Komuna e Ohrit, Komuna e Pllasnicës, Komuna e Strugës, Komuna e Veçanit, Komuna e Qendrës Zhupa.